Sulmet ruse vijojnë të shkaktojnë viktima në radhët e qytetarëve, pasi banesat e tyre janë bombarduar prej pesë ditësh.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar gjithashtu se nga sulmet ruse janë vrarë 16 fëmijë dhe 45 janë plagosur gjatë katër ditëve të fundit, raporton Sky neës.
Zelenskyy pretendoi se mbi 4,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani. Në një thirrje drejtuar ushtarëve rusë, ai tha: “Shpëtoni jetën tuaj dhe largohuni”./ Opinion.al