Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës

2023/10/02 at 1:57 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ushtria e Serbisë mohon se planifikoi aneksimin e veriut të Kosovës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.


“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra”, tha Mojsilloviç në një konferencë për gazetarët në Beograd.

“I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, theksoi ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik.

U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë.

Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist.

Përgjegjësinë për të e mori Millan Radoiçiq, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Radoiçiç nuk ishte në bazën ‘Pasulanske Livade'”

Mojsilloviç e mohoi se Radoiçiç ka marrë pjesë në stërvitje në bazën “Pasulanske Livade”, afër Jagodinës, në Serbinë qendrore.

“Millan Radoiçiç nuk ka marrë pjesë në stërvitjet në ‘Pasulanske livade’, nuk ka gjuajtur asnjë plumb, nuk ka gjuajtur asnjë granatë…”, tha ai.

“Në disa raste ai është ftuar në stërvitje, por nuk është përgjigjur. E, çfarë bën Radoiçiç në pronën private, nuk është çështje e ushtrisë serbe”, shtoi Mojsilloviç.

Ai tha se që nga viti 2021, “persona nga Kosova dhe Metohia” janë ftuar në stërvitje të rregullta të rezervistëve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Por, “një numër shumë i vogël – rreth 19 për qind – i rezervistëve nga Kosova u përgjigjet thirrjeve për stërvitje ushtarake”, tha ai.

“Në ‘Pasulanske Livade’ ka pasur stërvitje me njësi të ndryshme rezervistësh nga vise të ndryshme të Serbisë dhe ka pasur njerëz edhe nga ‘Kosova dhe Metohia'”, shtoi gjenerali i Ushtrisë serbe.

Sipas Mojsilloviçit, stërvitjet e forcave rezervë të ushtrisë – të cilave u nënshtrohen të gjithë shtetasit nga mosha 18 deri në 60 vjeç – janë “të planifikuara dhe të organizuara” dhe se kryhen në përputhje me ligjin.

Ai tha se, që nga viti 2019, në trajnime ftohen personat mbi 30 vjeç, që nuk kanë shërbyer në ushtri, pasi që nga viti 2011 në Serbi nuk ka shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Sipas gjeneralit serb, është “e drejtë dhe obligim” i qytetarëve që t’i përgjigjen thirrjes për stërvitje ushtarake.

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të sajin, edhe pse vendi është i pavarur nga viti 2008.

“Shqetësim i panevojshëm” për dislokimin e ushtrisë

Mojsilloviç tha se deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës zyrtare që shprehin shqetësim për praninë e shtuar të ushtrisë dhe armatimit serb rreth kufirit me Kosovën, janë “të panevojshme”.

“Dua t’ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive”, tha ai.

Shtoi se “pas shpërthimit të krizës së sigurisë”, më 24 shtator, Ushtria serbe e rriti praninë e saj në “zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative”, ku më 25 shtator “ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë”.

Sot në këtë linjë, tha Mojsilloviç, janë “më shumë se dyfish më pak ushtarë”.

Në konferencën për media ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Ai tha se kundër Forcave të Armatosura të Serbisë po zhvillohet “një fushatë e vazhdueshme” sa u përket “numrave dhe aktiviteteve të saj, përkatësisht lëvizjes dhe dislokimit të njësive në territorin e vendit tonë”.

“Të njëjtën e konsiderojmë si krejtësisht të papërshtatshme, të papërgjegjshme dhe e refuzojmë si të pasaktë – pra absolutisht të pavërtetë”, tha Vuçeviç.

Më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si “një zhvillim shumë destabilizues“.

BE-ja ia dërgoi të njëjtën thirrje Serbisë një ditë më vonë, përmes shefit të diplomacisë, Josep Borrell.

Bashkëpunimi me KFOR-in “i mirë dhe i vazhdueshëm”

Vuçeviç, po ashtu, tha se bashkëpunimi i Forcave të Armatosura të Serbisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, është “i mirë dhe i vazhdueshëm” dhe në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Ai bazohet në respektin e ndërsjellë dhe zhvillohet në mënyrë korrekte”, tha ministri serb.

Ai tha se nuk ka ndodhur kurrë që Serbia ta ndërpresë komunikimin me KFOR-in.

Tha, po ashtu, se ushtria serbe nuk ka hyrë kurrë në Kosovë.

“Nëse ushtria serbe merr një urdhër të tillë nga presidenti si komandant i përgjithshëm – që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë e Serbisë – ushtria do ta kryejë atë detyrë me efikasitet, profesionalizëm dhe sukses. Madje, edhe atëherë, njësitë dhe komandat e KFOR-it do të njoftoheshin paraprakisht”, tha Vuçeviç.

“Deri më sot nuk na është dashur të marrim një vendim të tillë dhe Serbia do të bëjë gjithçka që një zhvillim i tillë të mos ndodhë në të ardhmen, për të ruajtur paqen dhe për të kërkuar zgjidhje politike”, shtoi ai.

Sipas tij, Serbia beson se është e rëndësishme që KFOR-i të ketë rol sa më domethënës në Kosovë, veçanërisht në zonat ku jetojnë serbët. Ai tha, po ashtu, se Serbia e mbështet vendosjen e njësive shtesë të KFOR-it në Kosovë./REL



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Sulmi terrorist në Ankara, me dhjetëra të arrestuar në Turqi

Sulmi terrorist në Ankara, me dhjetëra të arrestuar në Turqi

Sulmi në Veri/BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Sulmi në Veri/BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Video/ Ky është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë që punon si kamerier në restorantin e tij

Video/ Ky është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë që punon si kamerier në restorantin e tij
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com