Bota

Ushtria e Izraelit vijon sulmet në Gaza, shkon mbi 100 numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 14/05/21 |
Opi Nion

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të hedhin raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve.

Ushtria e Izraelit tha se ata po vijojnë sulmet në Gaza, si nga toka dhe nga ajri. Ndërkohë në një reagim tjetër ushtria sqaroi se sulmet vijojnë nga pjesa e jashtme e qytetit, por ata nuk kanë ndërhyrë në brendësi të Gazës.

Videot nga Gaza tregojnë qiellin të ndriçuar gjatë natës nga shpërthimet nga artileria izraelite, anijet me armë dhe sulmet ajrore.

Ndërkohë BBC raporton se më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe shtatë në Izrael që kur filluan luftimet të hënën.

Ndërsa, mes turmave hebreje dhe izraelito-arabe po vijojnë përplasjet brenda Izraelit, dhe kjo ka bërë që Presidenti të paralajmërojë se është shumë afër një luftë civile. Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë çuar në arrestimin e 400 personave.

Kryeministri i Izraelit deklaroi se operacioni ushtarak izraelit kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme. Ai tha se Hamas, grupi islamik që sundon Gazën, do të paguante një çmim të rëndë.

Ndërsa një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se grupi ishte gati të jepte “mësime të ashpra” Izraelit nëse vendos të shkonte përpara me një sulm tokësor.

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e rënda që nga viti 2014, e cila u nxit nga tensionet izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në vendin e shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë./Opinion.al

Pas