Bota

Ushtari rus: Rusia ka humbur më shumë ushtarë se në 4 vjet në Çeçeni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:55 - 04/05/22 |
Opi Nion

“Forcat ruse kanë humbur më shumë jetë në Ukrainë sesa në katër vjet në Çeçeni”.  Kështu i ka thënë një ushtar rus një mikut të tij në një bisedë të përgjuar pretendon Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), i cili ka publikuar audion.

Në audio, ushtari rus shprehu pakënaqësinë që anëtarët elitë të Gardës Kombëtare Ruse RosGvardia dhe Forcat Speciale të  Policisë, OMON janë larguar nga Ukraina.

“Ata janë të padobishëm. Ata po kthehen.  Po bëjnë skenarë se po refuzojnë të vazhdojnë”, thotë ai.

“Të gjithë këta forca speciale ‘luftëtarë të mrekullueshëm’ që kishim, të gjithë u tërhoqën, u larguan në Rusi dhe refuzuan të vazhdojnë më tej,” vazhdoi ai.

Edhe njësitë elitare të Rusisë nuk mund të durojnë presionin e mbrojtësve ukrainas”, tha SBU në një deklaratë në mediat sociale.

CNN raporton se numri i saktë i trupave ruse që janë vrarë në Ukrainë mbetet i paqartë. Zyrtarët e NATO-s në Mars pohuan se deri në 15,000 trupa kishin vdekur në luftime. Qeveria ruse nuk ka dhënë përditësime. Megjithatë, në mes të marsit, tabloidi rus Komsomolskaya Pravda publikoi një raport që më pas u hoq që i referohej Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, e cila kishte regjistruar 9,861 vdekje të Forcave të Armatosura Ruse në luftën në Ukrainë./Opinion.al

Pas