Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ushtarët me kallashnikov kërkonin pasaportat”, Monsignor Paglia rrëfen momentin kur mbërriti në Shqipëri

2024/11/07 at 9:37 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ushtarët me kallashnikov kërkonin pasaportat”, Monsignor Paglia rrëfen momentin kur mbërriti në Shqipëri

Për emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë interesante me Monsignor Vincenzo Paglia. Ai ka treguar se ka mbërritur në Tiranë në 13 Mars të 1991, ku gjeti një vend që kishte probleme të tejskajshme me varfërinë, por me të cilin ra në dashuri.

“Unë mbërrita në Tiranë më 13 Mars 1991. Unë erdha në Shqipëri sepse prej kohësh unë dhe miqtë e mi e shihnim këtë vend me dashuri. Kishim informacione si shteti i parë ateist i krijuar, me një jetë të vështirë, kishte probleme të varfërisë. Në ambasadën gjermane kishte refugjatë. Ramë në dashuri me Shqipërinë”, tregon ai.

Gjatë intervistës, Monsignor Vincenzo Paglia tregon momentin e parë kur ka mbërritur në Shqipëri, ku në shkallët e avionit mban mend se ndodheshin ushtarë me kallashnikov që ju kërkonin të gjithëve pasaportat, por atij jo.

Monsignor Vincenzo Paglia: Mbërrita, gjeta një Shqipëri të varfër, vetëm biçikleta me disa vetura të pakëta, me mijëra bunkierë dhe më bëri shumë përshtypje. Një vend që e doja shumë. Dashuria është e verbër, e shihja me dashuri. Menjëherë, me gjithë atë varfëri, ne vendosëm të përshpejtonin hapat që do të ndërmerrnim. Njerëzit kur më shihnin, ishin shumë të habitur.

Blendi Fevziu: Brezi im për shembull në atë kohë, nuk kishim parë kurrë me sy një prift.

Monsignor Vincenzo Paglia: Unë ju them këtë që kur zbrita nga shkallët e avionit, aty ndodheshin ushtarët me kallashnikov që u kërkonin të gjithëve pasaportën. Kur zbrita unë nuk më kërkuar. Kushedi si ju duka. Nuk më kërkuan asgjë fare.

Blendi Fevziu: Keni hyrë në vendin më të izolur të botës pa ju kërkuar pasaportën?

Monsignor Vincenzo Paglia: Mrekullia e një vendi të jashtëzakonshëm. Mbaj mend se qëndrova tek hotel Dajti. Në fillim pata takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qëndror të Partisë, Spiro Dede që më lejoi ta takoja, por jo i veshur si prift, por me veshje civile. Nga ora 9 deri në 1 të natës komunikova me Spiro Dedën, i kërkova marrëdhënie njerëzore. Ai nuk po e kuptonte se si një prift fliste kundër kapitalizmit. Në fund u përqafuam. Të nesërmen në mëngjes shkon tek Ramiz Alia dhe ja tregon të gjitha. /tvklan.al

Ju sugjerojmë

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 3 korrik 2025

3 Korrik, 2025 8:13 am
Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Para
Prifti i parë që erdhi në Shqipërinë komuniste: Ramiz Alia donte të hapte portën, por nuk dinte…

Prifti i parë që erdhi në Shqipërinë komuniste: Ramiz Alia donte të hapte portën, por nuk dinte…

“Berisha erdhi në Romë me mua”, prifti katolik: E shoqërova të blinte dorezat e dyerve të shtëpisë

“Berisha erdhi në Romë me mua”, prifti katolik: E shoqërova të blinte dorezat e dyerve të shtëpisë

“Rugova kërkoi mbrojtjen e Kosovës”, Monsignor Paglia tregon si e quajti Papa ish-Presidentin

“Rugova kërkoi mbrojtjen e Kosovës”, Monsignor Paglia tregon si e quajti Papa ish-Presidentin

TE FUNDIT

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
3 Korrik, 2025

Marina kolumbiane ka kapur një nëndetëse të operuar nga distanca në Detin e Karaibeve, e aftë të transportojë më shumë...

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
3 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim...

Lexo më shumë

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
3 Korrik, 2025

Një valë brutale e të nxehtit po përfshin shumë pjesë të Evropës, duke i lënë miliona njerëz të përpiqen të...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
3 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com