Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka njoftuar ditën e sotme se presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të mbërrijë në Tiranë nesër.
Lajmin e ka dhënë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.
Sipas njoftimit të ambasadorit Soreca, Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.
Nga ana tjetër mësohet se ndër të tjera ata do të marrin pjesë në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së
“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-WB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools?? pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”- shkruan ambasadori në Twitter./Opinion.al