Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uron Sulltan Novruzin, Veliaj: Do punojmë që edhe festa e Ashures të jetë festë zyrtare

2023/03/22 at 12:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Uron Sulltan Novruzin, Veliaj: Do punojmë që edhe festa e Ashures të jetë festë zyrtare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj uroi sot, nga selia e shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, të gjithë besimtarët bektashinj gëzuar festën e Sulltan Novruzit. Ai u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe u shpreh mirënjohës për kontributin e kreut të komunitetit bektashi në Shqipëri në bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen.

“I jam shumë mirënjohës Baba Mondit për mënyrën se si e bashkon kombin tonë, si i shërben kombit tonë, dhe jo vetëm shqiptarëve këtu në Shqipëri – ai sapo është kthyer nga Tetova, nesër do të jetë në Gjakovë – të jemi vërtet shumë mirënjohës. Puna jonë bëhet më e lehtë, kur njerëzit janë shpirtërisht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpunojnë e jo të përçahen. Sot i jam shumë mirënjohës edhe komunitetit bektashi. Historia e Shqipërisë, duke filluar nga epoka e rilindësve, e të gjithë atyre që luftuan për ta bërë këtë vend të begatë, lidhet jashtëzakonisht shumë me patriotët bektashi. Për mua ka qenë një privilegj të njoh një komunitet të jashtëzakonshëm që, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, punon vetëm për mirë,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se ka ardhur koha që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. “Ne do të punojmë që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. Ashtu si të gjitha besimet e tjera i kanë dy festat zyrtare, ka ardhur koha që edhe komuniteti bektashi të ketë festën e vet zyrtare. Kemi pasur edhe angazhimin e qeverisë, që këtë vit ta materializojmë. Vetëm duke i respektuar të gjithë, respektojmë bashkëjetesën tonë. Nëse arrijmë që secilit besim t’i japim vendin që meriton, respektin që meriton, atëherë kemi respektuar veten dhe kemi respektuar kombin modern që duam të ndërtojmë,” deklaroi Veliaj.

Baba Mondi kujtoi se në këtë ditë të shenjtë, që shënon dhe ekuinoksin pranveror, festohet ditëlindja e të madhit Imam Aliu, që simbolizon rigjalljen. “Sot do festojmë Sulltan Novruzin, këtë ditë të re, këtë ditë të bukur, këtë ditë të ekuinoksit pranveror, ku çdo gjë ngjallet, çelet, çdo gjë lulëzon. Ka lindur një ndër shenjtorët më të mëdhenj të njerëzimit dhe zëvendësi i Profetit Muhamed, Imam Aliu, i cili i tregoi botës se me dashuri, paqe dhe mirësi arrihet gjithçka. Vepra, dituria, udhëheqja e tij kanë qenë gjeniale dhe është një mësim edhe sot, për ne, që të gjithë të bashkuar t’i drejtohemi Zotit, t’i falemi e të kemi një mirësi mbarënjerëzore,” u shpreh ai./Opinion.al

Etiketa: festa e ashuresSulltan NovruziVeliaj

Ju sugjerojmë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon
Sport

VIDEO/Lionel Messi “lë nam”, provon penalltinë me “Panenka” dhe e gabon

14 Shtator, 2025 2:16 pm
Elon Musk zbulon drogën që përdor: Më ndihmon të largoj depresionin
Bota

Britani/ Protesta kundër emigracionit, Musk: Të shpërndahet parlamenti

14 Shtator, 2025 1:31 pm
Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin
Bota

Polonia “sulmon” Hungarinë: Po shantazhoni BE me Ukrainën, e keni kaluar kufirin

14 Shtator, 2025 12:56 pm
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë
Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

14 Shtator, 2025 12:44 pm
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik
Rajoni

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

14 Shtator, 2025 12:08 pm
Para
Arrestohet shqiptari/ Përndiqte të miturën në Londër: E pashë në park, u dashurova me të

Arrestohet shqiptari/ Përndiqte të miturën në Londër: E pashë në park, u dashurova me të

Spanjolli i vetëvrarë ishte pronar serash në Divjakë, çfarë po heton policia

Spanjolli i vetëvrarë ishte pronar serash në Divjakë, çfarë po heton policia

Aksident në Itali, furgoni përplas për vdekje çiklistin shqiptar

Aksident në Itali, furgoni përplas për vdekje çiklistin shqiptar

TE FUNDIT

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
14 Shtator, 2025

Një incident i rëndë në det ka ndodhur këtë të diel në gjirin e Kakomesë, ku dy mjete lundruese turistike...

Lexo më shumë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
14 Shtator, 2025

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në Lezhë, ku drejtuesja e një automjeti tip Benz ka humbur...

Lexo më shumë

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
14 Shtator, 2025

Një breshëri sulmesh ajrore izraelite ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në të gjithë qytetin e Gazës të...

Lexo më shumë

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
14 Shtator, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com