Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uron Pavarësinë e Kosovës, Berisha: Vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë

2023/02/17 at 12:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Uron Pavarësinë e Kosovës, Berisha: Vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë

Kreu i PD, Sali Berisha e ka nisur konferencën e përjavshme për mediat me një urim për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Berisha deklaroi se pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Më tej kryedemokrati tha se Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre.

“Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë.

Pavarësia e Kosovës është në radhë të parë, dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.

Kosova është një trevë, në të cilin nga 1870 deri 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftëra dhe kryengritje më shumë se në çdo trevë tjetër të kontinentit.

Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar, Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh, thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin dhe zemrën e qytetarëve të këtij vendi, ëndrrën e pavarësisë. Ndërtoi aty pushtetin paralel të shqiptarëve, që kundërshtonte pushtetin e pushtuesve.

Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve, kulmin e guximit, burrërisë, sakrificës për vendin dhe kombin.

Natyrisht, mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës, por kjo pavarësi do ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishëm, pa rolin udhëheqës në këtë proces nga SHBA. Kongresi i këtij vendi, presidentët Klinton dhe Bush, vendet e NATO-s që ndërmorën ofensivën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot, çdo shqiptar feston me krenari të veçantë 15-vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në 15 vite, Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha.

Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë të pakicave më të respektuara në rajon. Shteti i standardeve më të mira të funksionimit të ligjit. Shteti, në të cilin ekonomia zhvillohet dhe ndër më solidet, ka një infrastrukturë më moderne në rajon.

Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me çikat e saj. Por edhe kurorën mbretërore në sportet e admirueshme të vajzave të saj.

Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre.

Ndaj ta urojmë në këtë 15-vjetor, Kosovën, qytetarët e saj, mbarë shqiptarët, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet!”-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Deklarata e Ramës në “Opinion”, Berisha: S’e ndalon dot ngritjen e Komisionit hetimor, është jetik

Deklarata e Ramës në "Opinion", Berisha: S'e ndalon dot ngritjen e Komisionit hetimor, është jetik

Protesta e 3 Marsit, Berisha: S’kemi punë me gjykatën

Protesta e 3 Marsit, Berisha: S’kemi punë me gjykatën

Një trup i djegur gjendet në një pallat në Durrës

Një trup i djegur gjendet në një pallat në Durrës

TE FUNDIT

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com