Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urimi me foton e Enver Hoxhës/ Debate te Siguria, Naço: Çelën e hoqa nga grupi

2021/12/01 at 10:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Urimi me foton e Enver Hoxhës/ Debate te Siguria, Naço: Çelën e hoqa nga grupi

Debate mes PS dhe PD ka patur në Komisionin e Sigurisë ku është folur për urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë.

Ka qenë Agron Gjekmarkaj, që në nisje të seancës ka deklaruar se ligjvënësi socialist ka provokuar historinë fatkeqe 45-vjeçare shqiptare. Ai i bëri thirrje kolegëve të tij socialistë që të distancohen dhe të mbajnë edhe një qëndrim kritik.

Nga ana e tij, deputeti socialist, Petro Koçi u shpreh se PS është distancuar  prej kohësh nga diktatura komuniste.

Ndrëkohë Deputeti i PD, Ervin Salianji i kërkoi Koçit të kërkonte falje për këtë rast ndërsa, ky i fundit tha se e ka fshirë deoutetin nga grupi i WhatsApp.

Diskutimet në Komision

Agron Gjekmarkaj: Ne si Komision i Medias duhet të mbajmë një qëndrim për deputetin e Lushnjës, që pas 30 vitesh ka provokuar historinë 45 vjeçare fatkeqe të vendit tonë duke revokuar diktatorin Enver Hoxha në ditën e Çlirimit. Shpresoj dhe kolegët socialistë të kenë një qëndrim kritik, por është në të drejtën e gjithsecilit të ketë qëndrimin që do vetë.

Petro Koçi: Lidhur me mesazhin e Bujar Çelës, mendoj që PS është e distancuar qartë nga periudha e diktaturës së proletariatit, ka qenë një periudhë e vetëdeklaruar si e tillë. Kuptohet që në krye të kësaj diktature ka qenë diktatori Enver Hoxha. Në lidhje me luftën ka një taktike që lidhin luftën me pas luftën. Mendoj se LANC-i i ka bërë nder Shqipërisë, na rreshtoi ne në krahun e fitueseve, ka përcaktuar edhe shpëtimin e trojeve të Shqipërisë pas luftës. Lufta nuk është parlament si ky i yni, me fjalë. Lufta ka parlamentin e saj me armë. Në luftë ka edhe viktima.  PS është distancuar prerazi, ashtu siç  ka bërë edhe rivlerësim të kohës së Ahmet Zogut për dimensionin e tij shtetërore që ka patur shumë dritë hije.

Agron Gjekmarkaj: Sigurisht ne nuk shkarkojmë askënd, por ne mbajmë qëndrime, qëndrimet i mbajmë siç i ka mbajtur gjithë Evropa Lindore dhe Perëndimore qoftë për kriminelët e luftës qoftë për ato të diktaturës  është e drejta jonë të mbajmë qëndrim dhe këto qëndrime na çojnë në faktin që Enver Hoxha ka qenë tiran dhe kriminel që i ka shkaktuar vendit gjakderdhje. Sa i takon mbretit, nuk dua të hyj në polemike, por në 7 prill rezistencën e bëri ushtria e shqiptare mbretërore. Mujo Ulqinaku ishte kapter i ushtrisë së Zogut dhe Abaz Kupi ishte komandanti që organizoi mbrojtjen aq as mundi.

Ervin Salianji: Të distancoheni për fyerjet e viktimave të komunizmit. Duhet të kërkoni ndjesë fillimisht dhe më pas vazhdojmë me rendin e ditës. A keni ju distancim apo ndjesë si kryetar?

Nasip Naço: Kam tentuar për të fshirë komentet që ishin bërë, nuk kam mundur. Më pas e kam fshirë nga grupi. Do të thirret nga Këshilli i Etikës dhe më pas do të shikohet çfarë do të ndodh.

Mesazhet u shkëmbyen në grupin e përbashkët të këtij Komisioni dhe u bënë virale në media.

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Vrasja e Mateos, Nano:Çalamani vidhte banesa, nuk ka kallëzime për abuzim seksual

Vrasja e Mateos, Nano:Çalamani vidhte banesa, nuk ka kallëzime për abuzim seksual

Video/Foltorja sot në Tropojë/Berisha drejt vendlindjes:Rroftë Malësia e Gjakovës

Video/Foltorja sot në Tropojë/Berisha drejt vendlindjes:Rroftë Malësia e Gjakovës

Nano raporton shifrat: Rriten krimet e organizuara dhe brenda familjes

Nano raporton shifrat: Rriten krimet e organizuara dhe brenda familjes

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com