Armina Mevlani feston sot ditëlindjen e saj të 26. Mbrëmjen e djeshme ajo organizoi një festë private në ambientet e një prej restoranteve më të njohur. Nuk munguan dhuratat dhe urimet për blogeren e njohur, por më i bukuri sigurisht që mbetet ai i partnerit të saj Shkëlzen Berisha.
Përpos buqetës gjigante me lule, dhe bizhuterive, nuk ka munguar edhe urimi publik. “Dita e lindjes tende eshte dita ime e fatit!Gezuar ditelindjen shpirt dhe flm per gjithe dashurine dhe pozitivitetin qe rrezaton” – shkruan Shkëlzeni bashkangjitur me një foto të tyren gjatë mbrëmjes së djeshme. Epo edhe Armina është goxha me fat nga gjithë kjo dashuri që merr çdo ditë./Opinion.al