Aktualitet

Urgjenca shkon tek naftëtaret e Ballshit, rëndohet gjendja e grevistes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 22/10/20 |
Al Do

Urgjenca e spitalit të Ballshit ka mbërritur para dyerve të godinës ku naftëtarët po zhvillojnë grevën e tyre të urisë prej 8 ditësh.

Mjekët i kanë ardhur në ndihmë njërës prej grevisteve pasi gjendja e saj është rënduar. Megjithatë, pas bërjes së një serumi ajo nuk ka pranuar të largohet dhe ka thënë se do të marrë mjekimin duke vijuar grevën, raporton “News 24”.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër. Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës.

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit janë në grevë prej 8 ditësh pasi zunë vendin e burrave të cilët dolën nga greva pas 18 ditësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ishte rënduar së tepërmi.

Ata kërkojnë pagat e prapambetura të vitit 2016 si dhe vënien në punë të Uzinës. /Opinion.al

Pas