Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqa ka folur në një deklaratë për shtyp për çështjen e “shkrirjes” së urgjencës së Tiranës, e shumë diskutuar sot edhe në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend.
Beqaj i ka cilësuar shpifje akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministarve për shkrirjen e shërbimit të urgjencës në 3 qendra spitalore universitare të kryqytetit.
Beqaj tha në anë tjetër se kjo nuk do të ndryshojë asgjë për personelin shëndetësor, pasi nga sistemi parësor, ata do të jenë pjesë e spitaleve universitare.
Beqaj ka premtuar se ky ndryshim do të rrisë cilësinë e shërbimit ndërsa ka shprehur gadishmërinë për tu përballur me çdo shpifje.
“PD përbalt çdo reformë me shpifjet e veta. Nuk tërhiqem pavarësisht shpifjeve”, tha Beqaj.