Një zyrtar i lartë i Hamasit ka deklaruar se urdhri i Izraelit për evakuimin e banorëve në Rafah do të përshkallëzonte situatën më shumë, duke e cilësuar të rrezikshme.
Sami Abu Zuhri tha se do të ketë pasoja, por nuk dha më shumë detaje me veprimet që do të ndërmerren.
Ky është reagimi i parë i Hamasit që kur u publikua deklarata e IDF që inkurajon palestinezët në pjesët lindore të Rafahut të lëvizin në zonën “humanitare” të afërt Mawasi.