Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urdhri i Trump për ngrirje të ndihmave, DASH: Përpjeke për të çrrënjosur shpërdorimin e jashtëzakonshëm dhe abuzimet

2025/01/30 at 4:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Urdhri i Trump për ngrirje të ndihmave, DASH: Përpjeke për të çrrënjosur shpërdorimin e jashtëzakonshëm dhe abuzimet

Departamenti i Shtetit u përpoq të mërkurën të qartësojë urdhrin e Presidentit Donald Trump për ngrirjen dhe rishikimin e ndihmave që Shtetet e Bashkuara japin për zhvillimin e vendeve të tjera.


Ndërkohë, kryediplomati amerikan u përpoq të qetësojë paqartësitë e krijuara, duke lëshuar një urdhër emergjence për të mbrojtur nga pezullimi 90-ditor programin kryesor kundër sëmundjes AIDS.

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se pezullimi i fondeve për programet e ndihmës brenda vendit dhe atyre për vendet e tjera, është në kuadrin e përpjekjeve të administratës për të çrrënjosur “shpërdorimin e jashtëzakonshëm dhe vjedhjen dhe abuzimin”.

Urdhri i lëshuar në orët e vona të së martës nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, përjashton ndihmat humanitare, që ai e klasifikon si “mjekësi që shpëton jetë, shërbime mjekësore, ushqime, strehim dhe ndihmë për sigurimin e nivelit minimal të jetesës, si dhe kostot administrative dhe furnizimet e nevojshme për ta mundësuar këtë ndihmë”.

Programi i Kombeve të Bashkuara për sëmundjen AIDS e mirëpriti këtë zhvillim, duke theksuar vlerën e Planit të Emergjencave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Ndihmën kundër SIDA-s, ose PEPFAR, program që u shërben 20 milionë njerëzve, në 55 vende.

“UNAIDS e mirëpret këtë përjashtim nga qeveria amerikane, që siguron që miliona njerëz që jetojnë me virusin HIV të mund të vazhdojnë të marrin ilaçe që shpëtojnë jetë, ndërkohë që rivlerësohet ndihma që japin Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e vendeve të tjera”, tha drejtorja ekzekutive, Winnie Byanyima. “Ky vendim urgjent njeh rolin jetik të PEPFAR-it në masat kundër SIDA-s dhe rikthen shpresën tek njerëzit që jetojnë me virusin HIV”.

Bllokimi i programeve që nuk përputhen me axhendën “Amerika e Para”

Në një memorandum dërguar gazetarëve të mërkurën, Departamenti i Shtetit shpjegoi arsyetimin për ngrirjen e fondeve gjatë rishikimit të programeve dhe lavdëroi shkurtimet e hershme të kostove, duke thënë se “edhe në këtë fazë të hershme, janë parandaluar mbi 1,000,000,000 dollarë në shpenzime që nuk përputheshin me një axhendë Amerika e Parë”.

Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 70 miliardë dollarë për ndihmat për vendet e tjera gjatë vitit 2023, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme.

“Po çrrënjosim mbeturinat”, thuhej në memorandum.

“Po bllokojmë programe dhe po ekspozojmë aktivitete që bien ndesh me interesat tona kombëtare. Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur nëse këto programe do të vazhdonin automatikisht”.

Presidenti, i cili tha të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë se “mund të qëndronte një ditë të tërë” dhe të jepte shembuj të mashtrimeve dhe abuzimeve në qeverinë amerikane, nënvizoi disa prej tyre.

“Identifikuam dhe ndaluam dërgimin e 50 milionë dollarëve në Gazë për të blerë prezervativë për Hamasin”, tha ai. “Pesëdhjetë milionë. Dhe ju e dini se çfarë ndodhi me to? Ata i përdorën si një metodë për të bërë bomba. Si ju duket kjo?”.

Departamenti i Shtetit i bëri jehonë kësaj, duke thënë në një deklaratë se: “Pa pauzën, taksapaguesit amerikanë do të kishin ofruar prezervativë [dhe shërbime të tjera kontraceptive] në Gazë, shërbime për marketingun dhe drejtësinë klimatike në Gabon, programe të energjisë së pastër për gratë në Fixhi, programe të zhvillimit gjinor në D.C., planifikim familjar në të gjithë Amerikën Latine, programe të edukimit seksual dhe pro-abortit për vajzat e reja në mbarë botën, dhe shumë më tepër. Këto lloje programesh nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt ose më të begatë”.

Një ditë më parë, Departamenti i Shtetit dërgoi një memorandum ku përmenden shembuj të projekteve të papërshtatshme, përfshirë 102 milionë dollarë për të financuar punën humanitare dhe jofitimprurëse të Korpusit Mjekësor Ndërkombëtar, në Gazën e rrënuar nga lufta.

Një raport i USAID-it thotë se agjencia ka shpenzuar një buxhet total prej rreth 7 milionë dollarësh për prezervativë për burrat dhe rreth 1 milionë dollarë kontraceptivë për gratë në vitin fiskal 2023. Në total, agjencia tha se shpërndau rreth 138 milionë prezervativë për burrat dhe 1.7 milionë kontraceptivë për gratë në mbarë botën.

Sipas raportit, nën drejtimin e USAID-it, agjencia kryesore administrative për fondet që japin Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e vendeve të tjera, pjesa më e madhe e artikujve kontraceptivë u dërguan në vendet afrikane.

Jordania ishte i vetmi vend në Lindjen e Mesme që mori një dërgesë të tillë, me kontraceptivë intravenozë dhe në formën e ilaçeve kokërr, me vlerë 45,680 dollarë.

Reagimi në Kongres

Në Kongres, ligjvënësit jo vetëm që pohuan nevojën për llogaridhënie, por gjithashtu theksuan se Kongresi, jo Shtëpia e Bardhë, vendos se si shpenzohen paratë e taksapaguesve amerikanë.

“Mendoj se është e përshtatshme të kemi një rishikim”, tha senatori republikan Kevin Cramer, nga Dakota e Veriut.

“Megjithatë do të ishte shpresa ime që ndihma të mund të riaktivizohet dhe të shkojë drejt Ukrainës”, tha senatori Cramer. “Dhe pastaj ne do të shohim në ciklin e ardhshëm buxhetor nëse Kongresi ka apo jo vullnetin për ta vazhduar atë ndihmë”.

“Kjo është një tejkalim dramatik i kompetencave nga Shtëpia e Bardhë dhe nga presidenti“, tha senatori demokrat Mark Kelly, nga Arizona. “Është e paprecedentë, e pa kërkuar. Këto janë para që ne i kemi autorizuar në rolin tonë si anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve”./VOA



Ju sugjerojmë

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Para
Emigrantët në Shqipëri/ ANSA: Refuzohen kërkesat për 43 prej tyre, nuk përmbushin kushtet…

Emigrantët në Shqipëri/ ANSA: Refuzohen kërkesat për 43 prej tyre, nuk përmbushin kushtet…

Opinion – Të rinjtë e angazhuar në PD dhe PS! (29 Janar 2025) 

Opinion - Të rinjtë e angazhuar në PD dhe PS! (29 Janar 2025) 

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt për të dalë nga regjimi 41bis

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt për të dalë nga regjimi 41bis
















TE FUNDIT

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
14 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e pagave indikative për sektorin e turizmit, teksa i bëri thirrje tatimpaguesve të...

Lexo më shumë

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
14 Qershor, 2025

Autoritetet në Minnesota kanë shpallur në kërkim Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-anëtar i emëruar nga Guvernatori Tim Walz...

Lexo më shumë

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
14 Qershor, 2025

Mehdi Taremi nuk është vetëm një nga sulmuesit më të njohur iranianë në arenën ndërkombëtare, por edhe një zë i...

Lexo më shumë

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
14 Qershor, 2025

Lufta në rritje midis Izraelit dhe Iranit po ndikon drejtpërdrejt edhe në botën e futbollit, duke prekur të tashmen dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com