Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranës, të gjashtë dekanët nëpërmjet një letre shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim.
Në letrën e drejtuar drejtuesit të Bordit të UT, Ervin Demo, dekanët thonë se urdhri i ministres Karabina është jo-transparent dhe u dha në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime.
“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët. Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.