Aktualitet

Urdhëroi vrasjen e Mario Metaj, prangoset shtetasi grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 28/01/21 |
Semiljana Azizi

Arrestohet personi, i cili urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Mario Metaj në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se personi i arrestuar, shtetas grek, ka urdhëruar një person të tretë për të qëlluar të riu në kokë.

Ngjarja është regjistruar ditën e hënë  në kryqëzimin Kourtesi në Patra, teksa i akuzuari është dërguar në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Patras për akuzat e vrasjes me dashje dhe bashkëpunim dhe mbajtje arme të paligjshme.

Pas arrestimit të urdhëruesit të vrasjes, policia kontrolloi vendbanimin e vrasësit i cili është ende në kërkim dhe konfiskoi një armë me pesë gëzhoja, 37.28 gram kanabis të papërpunuar, një peshore elektronike, një celularë, një kartë të telefonit celular dhe 205 euro./Opinion.al

Pas