Ish-kryeprokurori Theodhori Sallaku ka deklaruar se sekreti hetimor është zbuluar nga gjithkush që ka pasur lidhje me informacionin se disa ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë një urdhërarresti për përfshirje në organizatat kriminale të trafikut të drogës.
Sollaku tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se sekreti hetimor mund të jetë dekonspiruar nga çdo person që ka pasur lidhje me hetimin apo që ka kaluar informacionin e Krimeve të Rënda në dorë.