Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urdhër i ri, ndalohen celularët, sekuestro nëse merren në shkollë

2018/11/24 at 9:41 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhër i ri, ndalohen celularët, sekuestro nëse merren në shkollë

Pas urdhrit të parë të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për mospërdorimin e celularëve në shkolla gjatë mësimit, vjen një tjetër pasues. Nikolla është detyruar të bëjë një udhëzim të ri edhe më të rreptë që vjen bashkë me sanksionet në rast shkeljeje nga nxënës e mësues.

Nëse i pari, ndalon përdorimin vetëm gjatë procesit mësimor, udhëzimi nr.34, datë 16.11.2018 i ndalon fëmijët edhe t’i marrin me vete ato (mësuesit jo).


“Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, udhëzoj: në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”.

Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime. Që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit.

“Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, citohet në udhëzim.

MAS ngarkon me përgjegjësi drejtoritë e shkollave për zbatimin e urdhrit. Duke nisur që me përfshirjen e kësaj të fundit në rregulloren e brendshme të shkollës, zhvillimin e takimeve me prindërit për këtë temë si dhe vendosjen e posterave të ndryshëm në ambientet e shkollës.

Për zbatimin e nismës, mësuesi kujdestar do të duhet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me prindërit ku të bien dakord që fëmijët e tyre të mos kenë celulare me vete kur nisen në shkollë.

Pyetja e natyrshme që lind pas kësaj: si do të bëhet në raste emergjente?! Për këtë do të kujdeset drejtoria e shkollës. “Drejtoritë e institucioneve arsimore të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikimin me prindërit e nxënësve dhe t’ia bëjnë me dije prindit në deklaratën e përbashkët”.

Urdhri për ndalimin e celularëve përfshin dhe mësuesit. Edhe për ta drejtoria e shkollës monitoron e ndëshkon. Por vetëm në rast se e përdorin gjatë mësimit, dhe jo në ambientet brenda shkollës.

Etiketa: celularendalohenshkolle


Ju sugjerojmë

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Para
Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Gruevski në arrati, Orban i del në mbrojtje: Është mik i popullit hungarez

Gruevski në arrati, Orban i del në mbrojtje: Është mik i popullit hungarez

Adelina Tahiri tha se nuk e njeh, Olti Curri e ofendon publikisht

Adelina Tahiri tha se nuk e njeh, Olti Curri e ofendon publikisht
















TE FUNDIT

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
5 Qershor, 2025

Nga dashuri, në urrejtje! Vazhdon të thellohet përçarja mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, pas largimit të...

Lexo më shumë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
5 Qershor, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se procesi i votimit në zgjedhjet e 11 majit është manipuluar tërrësisht....

Lexo më shumë

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
5 Qershor, 2025

Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e...

Lexo më shumë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
5 Qershor, 2025

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com