Një urdhër-arresti është lëshuar për një nga kandidatet zyrtare për president në SHBA duke tronditur kështu zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë,.
Kandidatja e Partisë së Gjelbër është ngarkuar me shkelje penale, pasi u akuzua për vandalizëm në një protestë në tubacionin e naftës në North Dakota, raporton “BBC”.
Menjëherë pas protestës u publikua një video ku Jill Stein shfaqej duke pikturuar me sprajt mbi një buldozer.
Ajo ishte duke protestuar mbi ndërtimin e gazsjellësit në Dakota, që është kundërshtuar ashpër nga grupet mjedisore amerikane.
Gjyqtari ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe nuk dihet nëse ajo do të dorëzohet vetë në polici.