Te Fundit

Urbani del nga rruga, disa të plagosur në Tiranë


               Publikuar në : 22:51 - 21/05/19 |
geliano fataj

Të paktën 5 të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore.

Drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ Opinion.al

Pas