Një ngjarje e cila nuk mund të quhet e pazakontë, pasi ndodh shpesh në shërbimin urban pa cilësi të kryeqytetit, ka ndodhur sot gjatë paradites në autobusin e Unazës së Re në Tiranë. Një pasagjer është ankuar më shumë se ç’duhet për vonesat dhe ndalesat e vazhdueshme të urbanit ku kishte hipur. Kjo gjë nuk është përtypur mirë nga kontrollori i urbanit i cili siç mund ta shikoni edhe në videon e ka përndjekur me shkelma dhe grushta pasagjerin deri jashtë urbanit. Ndiqni videon për të kuptuar më mirë atë çfarë ka ndodhur.