Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ura që bashkon dy Europat, tani simbol i ndarjes

2016/01/06 at 10:18 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ura që bashkon dy Europat, tani simbol i ndarjes

“Të harrojmë fyerjet dhe mallkimet dhe të ngrëmë dolli me njëri-tjetrin me qëllim që ata dhe pjesa tjetër prej nesh të bëhemi ne. Kjo është më mirë, se sa të luftojmë”.


Benny Andersen, një poet danez, e ëndërronte kështu hapjen e urës rrugore dhe hekurudhore më të gjatë të Europës. “Ata” ishin suedezët, “ne të tjerët” ishin danezët”, dhe “Ne” në fund janë të dy popujt, plus pothuaj gjysmë miliardë europianë. Plus, siç është parë në dy-tri vitet e fundit, miliona qenie njerëzore që largohen mes tmerrit nga Afrika dhe Azia.

Tani që ura duket se po mbyllet, e ndaluar prej vulave dhe protokolleve, në lojë është shumë më tepër se sa Marrëveshja Shengen. Sepse ato 15.9 kilometra beton me 54 ndarje, që kur Margarita II e Danimarkës dhe Karl Gustavi XVI i Suedisë i inauguruan në 1 korrik 2000, kanë ribashkuar Veriun e Madh dhe të gjithë pjesën tjetër të Europës: të ndarë prej disa mijëvjeçarësh, deri në 2000, në gjeografinë fizike, në histori, në ekonomi, në kulturë.

Nuk kishte avionë dhe anije në vitin 2000? Sigurisht që po, por betoni dhe binarët ishin vula, simboli i dy botëve që bashkoheshin. Që atëherë një europiane – dhe prej pak kohësh një afrikane.

Një aziatik, cilido – ka mundur të shkohë nga jugu i Europës në Rrethin polar arktik, dhe simbolikisht në vetë Polin e Veriut, pa i ngritur këmbët nga toka, dhe po kaq simbolikisht, pa u dashur të kapërcejë pengesa dhe tela me gjemba.

Ura u inaugurua 15 vjet më parë, por kishte 100 vjet që ishte projektuar, të paktën në mendjet dhe ëndrrat e qeveritarëve, inxhinierëve, poetëve. Madje, ndoshta edhe më herët. Që kur Erik Dahlberg, inxhinier suedez, u porosit nga mbreti i tij Karl Gustavi X që të testonte, në kuptimin e vërtetë të fjalës, akullin e ngushticave të Danimarkës.

Ishte dimri i vitit 1658, Karl Gustavi kthehej me shpejtësi nga inkursionet shkatërrimtare në Poloni, për t’u hedhur tek një pre më prestigjoze: Danimarka, rivalja e përhershme. Por Danimarka ishte e mbrojtur pikërisht nga deti i saj dhe nga ngushticat e saj. Gjithçka e zgjidhi inxhinier Dahlbergu. Në fund të janarit 1658, u rikthye nga inspektimet e tij të fshehta, të kryera me meteorologët e oborrit, duke thënë se akulli, brenda pak ditësh do të bëhej kaq shumë i fortë, saqë mund të mbante një armatë. Kështu shtatë mijë ushtarë, të zgjedhur mes veteranëve më të fortë, me mijëra kuaj dhe karroca, përshkuan ngushticat: Kopenhageni u rrethua, dhe Frederikut III iu imponua një pakt poshtërues.

Mbi të gjitha, gjeneralët dhe sovranët e Europës mbajtën shënim: Veriu i Madh nuk ishte një planet pothuaj i paarritshëm, as edhe detet e tij një pengesë pothuaj e pakapërcyeshme; dhe po kështu e mendonin për Berlinin, Parisin apo Romën pasardhësit e Vikingëve.

Në Kopenhagen, një bestytni shpjegonte: nëse ngushtica e Oresundit ngrin dhe një suedez ecën mbi akull drejt Danimarkës, danezët kanë të drejtën që ta presin me rrahje. Por dimri, dhe akulli, ishin qartësisht vetëm një ikje e pasigurtë, si për njërën palë, edhe për tjetrën. Vetëm një urë, herët a vonë, mund të bëhej zgjidhja e vërtetë, në luftë apo në paqe. Dhe pas pak shekujsh, ura u ngrit.

Aty nga viti 1995, mendohej për gjëra të mëdha: ndërtim digash të larta përmes Oresundit, dhe krijimi në mesin e saj të themelit për urën e ardhshme. Më pas, ministrat e financave bënë disa hesape, dhe preventivat ranë.

Projekti ishte edhe një sfidë e madhe mjedisore, ende nuk dihet mirë nëse është fituar ose jo. Ujërat e detit Balltik që lagin ngushticën e Oresundit ruajnë ekuilibra shumë delikatë sepse është thelbësore, të pasur siç janë me kripë dhe oksigjen, për bashkëjetesën harmonike të peshqve si merlucët apo harengat: kështu, dragat gjigande gërrmuan në fundin e detit, me qëllim që kolonat, apo ishujt artificialë të mos reduktonin pikërisht shkëmbimet ujore.

Për Bashkimin Europian, i gjithë projekti ishte që në fillim një objektiv themelor. Dhe jo vetëm për arsye ekonomike: u përllogarit që – gjithnjë tek simbolet – ura do të përfshinte më shumë Danimarkën, e cila nga viti 1973është në BE por jo në eurozonë, dhe ruan me xhelozi disa mundësi përjashtimesh nga norma të caktuara europiane. Ndërkohë erdhi marrëveshja Shengen, përmbushja e një prej parimeve themelues të BE-së, lëvizja e lirë.

“Oresund”, ai emër që për shumëkënd kish qenë një dritare shprese, për të tjerë u shndërrua në një hije kërcënuese, më e akullt se sa akujt mbi të cilët galoponin kalorësit suedezë. /Corriere della Sera – Bota.al/



Ju sugjerojmë

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Para
Kënaqësi më e madhe seksuale?! Provoni këto ushqime

Kënaqësi më e madhe seksuale?! Provoni këto ushqime

Lezhë, banorët e Zejmenit luftë me ujin, dhjetëra të përmbytur. Ja fotot

Lezhë, banorët e Zejmenit luftë me ujin, dhjetëra të përmbytur. Ja fotot

J.Lo nga sot gjykon Linda Halimin

J.Lo nga sot gjykon Linda Halimin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
20 Qershor, 2026

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të...

Lexo më shumë

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}