Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ura e Zogut, 90 vjet

2016/09/28 at 5:20 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ura e Zogut, 90 vjet

NGA Ndue DEDAJ


Ka qenë gjithnjë ura mes lumit dhe Mbretit. Apo herë e njërit e herë e tjetrit? Sepse dhe ura kishte hyrë  në lupën e ideologjisë. Kur nuk thoshim dot Ura e Zogut, ia kishim kthyer Ura e Matit.

Por ky nuk do të thoshte asgjë, pasi Mati kishte shumë ura. Por si mund t’ia zinim emrin atij, “Merhumit”(!?), siç e kishte etiketuar propaganda komuniste.

A nuk kishim fluturuar me “socializmin” treqind vjet përpara regjimit të tij? Ju kujtohet se si të gjitha krahasimet i bënim me vitin 1938, kur sipas agjitpropit Shqipëria kishte prekur fundin e rrënimit dhe të varfërisë?

Kështu, ura s’kishte si të mos e humbiste emrin e vërtetë, edhe pse kishte pasur një tabelë të bronztë, që ishte vendosur mbi traun e sipërm prej betonarmeje në hyrje të saj, me mbishkrimin “Ura e Zogu. Ndërtue në vjetet 1926-1927 në kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, Ahmet Zogu…”, e publikuar në rrjetet sociale në shtator 2015 nga Artan Lame, me shënimin përkatës. Në pllakë është gdhendur dhe emri i ministrit të Punëve Botore, Musa Juka, një nga qeveritarët më të zëshëm të kohës.

Ajo që bie në sy është se emërtimi është stilizuar mes dy shqiponjave, teksa sot zor se vihet ndokund në ndërtimet e reja stema e republikës, madje ka raste që kompanitë e huaja investuese qëllon që valëvitin flamurin e vendit të tyre, duke “e harruar” flamurin shqiptar.

Kohët e fundit, nga studiuesi Kastriot Marku është publikuar për herë të parë dhe një foto dokument nga inaugurimi i Urës së Zogut në Milot, më 26 maj të vitit 1926; një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike të vendit në infrastrukturën rrugore, në prani të autoriteteve më të larta qeveritare të kohës, si Koço Kota, Pandeli Evangjeli, Musa Juka, Hoxha etj. Pamja e tyre prej shtetarësh të lartë është impozante si vetë ura. Për rastësi, prej pozicionit gjeografik të përshtatshëm, Ura e Zogut është në një vend “asnjanës”, në pikëprerjen e kufijve të katër trevave /rretheve: Kurbinit, Lezhës, Mirditës dhe Matit.

Si një gjyshe e urtë, sot ajo është një dëshmitare 90-vjeçare e kalimtarëve, makinave, por dhe e regjimeve politike.

Ura e Zogut është nga veprat e para moderne të shekullit XX, të cilën e bën të veçantë gjatësia dhe sidomos struktura e saj arkitekturore, stili i harqeve, që i japin asaj vlerë monumentale e muzeore. U quajt “Ura e Zogut”, ngaqë vetë Mbreti ishte ideatori i ndërtimit të saj.

Për shumë vite ajo ishte kryeporta për të hyrë në Shqipërinë e epërme, në tre kahe, nga Lezha për në Shkodër e deri në Han të Hotit, nga Mirdita për në Pukë, Tropojë, Kukës e Prizren dhe nga Mati për në Bulqizë e Peshkopi.

Ura është projektuar nga inxhinieri italian, Martini, dhe pothuajse e gjithë baza materiale është sjellë nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga inxhinieri shqiptar mjaft i njohur, Gjovalin Gjadri, që ka projektuar dhe rrugën automobilistike Milot – Burrel, që asokohe kalonte nëpër Rubik – Rrëshen – Urakë etj.

Aty nga vitet 2000, Ura e Zogut qe rikonstruktuar nën kujdesin e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe kufizuar vetëm për autoveturat dhe këmbësorët. Por, në vend që ura-monument të ishte mjaft e frekuentuar, ajo është sakatuar nga Rruga e Kombit, duke iu prerë një pjesë e shtatit.

Ky është copëtimi i dytë i saj, pas bombardimit dhe rënies së njërit nga gjashtë harqeve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse ashtu, e paralizuar, ajo i është dorëzuar këngës. Këngëtarë nga Tirana dhe Prishtina vijnë e xhirojnë aty klipet e tyre. Nën harqet e saj, nën muzikën e ujit dhe zogjve. Megjithatë, Ura e Zogut, më e njohura në Shqipëri, është jashtë funksionit.

Edhe pse mes katër rrugëve, si i thonë, ajo nuk i shërben më askujt, askush nuk ndalon më aty, kur duhet të ishte një stacion i historisë sonë moderne. Në mënyrë të veçantë për turistët do të ishte një emblemë dhe “cicerone” e denjë e kohës së Mbretërisë shqiptare dhe më pas. Por ne kështu e kemi për zakon t’i humbasim monumentet, i lëmë njëherë të groposen e rrënohen, pastaj vijnë njerëzit e arkeologjisë dhe monumenteve për t’i “ringjallë”.

A nuk e kemi restauruar vetëm para pak vitesh Urën e Tabakëve në zemër të Tiranës? Ndërkohë që Rruga e Arbrit ka dëmtuar Urën e vjetër të Tujanit! Një urë monumentale është dhe ajo e Gomsiqes, mes Vaut të Dejës dhe Pukës, afro 80-vjeçare, por kush është ndaluar aty për ta parë nga afër se mos ka nevojë për ndonjë ndërhyrje përforcuese etj.

Është shkruar dhe poemë dikur për Urën e Bushtricës, tani ngjet më se e zakonshme, dhe pse në vazhdën e Egnatias së famshme perandorake, urat e së cilës janë shuar, duke lënë vetëm pak kalldrëm të vjetër në myshqe e ferra.

Për të mos shkuar deri tek Ura e Tarazhit në Mirditë, rreth një kilometër e gjatë, e cila është ura e vetme hekurudhore e papërfunduar në Shqipëri, që diku e kemi krahasuar me një nuse të atyre anëve që pati vdekur në udhë, ditën e dasmës së saj./Panorama

 

Etiketa: ndue dedaj


Ju sugjerojmë

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

10 Shtator, 2025 9:23 pm
Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç
Bota

Austri, ndalohet shamia në shkollë për vajzat nën 14 vjeç

10 Shtator, 2025 9:00 pm
Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Para
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Zyrtare/ Ja numri i kuotave të paplotësuara në Universitetin e Tiranës

Arsyeja pse bebet lëvizin gjatë natës në bark

Arsyeja pse bebet lëvizin gjatë natës në bark

Adele shënon një rekord të ri

Adele shënon një rekord të ri
















TE FUNDIT

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
10 Shtator, 2025

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me...

Lexo më shumë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
10 Shtator, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me sigurinë e prodhimeve shqiptare, pas bllokimit të një sasie prodhimesh shqiptare në...

Lexo më shumë

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
10 Shtator, 2025

“Sa të rrezikshme janë prodhimet shqiptare” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion”, pasi një sasi prodhimesh u ndaluan...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
10 Shtator, 2025

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com