Universiteti i Shkodrës ka plotësuar tre kërkesat kryesore të studentëve të cilët disa ditë më parë i ishin drejtuar Universitetit më një shkresë.
Por pavarësisht se kërkesat e tyre kryesore janë plotësuar, studentët e Shkodrës shprehen se ata do të sensibilizohen me studentët në Tiranë në rast se nuk plotësohen kërkesat e këtyre të fundit, por edhe të tyre për tarifat.
Studentët e Shkodrës thonë se do udhëtojnë për në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre në kryeqytet.
Janë 3 kërkesa në total nga studentët e Shkodrës, ku e para është ulja e notes mesatare nga 9 ne 7 për studimet ne master dhe doktoraturE si dhe të mundësohet liria e zgjedhjes mes provimit dhe temës së diplomës.
Kërkesa e dytë ka të bejë me rimbursimet për ekspeditat që bëjnë studentet duke kërkuar që tërhiqen dhe të jene pjesë e buxhetit të universitetit.
Kërkesa e trete është vënia në funksion e godinës se re të universitetit të Shkodrës brenda janarit të vitit të ardhshëm.