Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universitetet, ndryshojnë kriteret për fazën e dytë

2016/09/15 at 8:23 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studentët votuan për rektorët/ Ata vizatuan një penis në fletë

Zgjidhet ngërçi i maturantëve në raundin e dytë të garës. Asnjë nxënës që nuk ka zhvilluar një lëndë apo ka mësuar një tjetër me emërtim të ngjashëm në shkollë të mesme nuk do të penalizohet për të vijuar studimet e larta.


Ky rezultat ka ardhur pas bisedimeve të herëpashershme të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Ministrinë e Arsimit dhe rektorë të universiteteve. Studentë Një ditë më parë, deputetet e LSI, Monika Kryemadhi e Kejdi Mehmetaj, zhvilluan një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku kjo e fundit, bashkë me universitetet kanë pranuar të rishikojnë kriteret për pranimin e maturantëve.

Më konkretisht, bëhet fjalë për gruplëndët që kanë peshë të ndryshme për degë të caktuara që shumë maturantë as i kanë bërë në gjimnaze e të tjera kanë bërë të njëjtën lëndë, por me emërtim tjetër.

“Ajo për të cilën ne ramë dakord dhe ministria e universitetet po punojnë është për një rishikim të kritereve të vendosura nga universitetet për fazën e dytë, me qëllim që në totalin e pikëve që fiton maturanti, asnjë prej tyre të mos përllogaritet zero. Rasti i një dege që filozofia është vendosur si kriter dhe gjimnazisti nuk e ka bërë, nuk do t’i quhet zero, por një lëndë e përafërt që po dakordësohet mes universiteteve dhe ministrisë”, tha deputetja Mehmetaj, pas takimit në ministri.

Qëllimi i kësaj është që një maturant me notë mesatare më të ulët të mos renditet në sistem përpara një tjetri me mesatare më të lartë.

BISEDIMET

Në takimin e një dite më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e problemit të maturantëve jofitues, ndonëse me mesatare të lartë. Ministria e Arsimit ka rënë dakord të bisedojë me rektorët për më shumë fleksibilitet në caktimin e lëndëve që kanë peshë në përllogaritjen e pikëve finale, duke bërë që në listën e fituesve të raundit të dytë asnjë prej tyre të mos vlerësohet me zero.

Në takimin e djeshëm, LSI është tërhequr nga propozimi fillestar për pranimet me tre raunde, duke qenë se ministria ka gjetur një zgjidhje të ngjashme, me një post raund, ndonëse deri më tani nuk është futur në udhë­ zimin e pranimeve. Kështu, sipas Mehmetajt, raundi i dytë do të jetë sërish me 10 preferenca, jo 5 siç ata propozuan në krye të herës, i cili do të ndiqet nga një fazë që do të plotësojë kuotat e mbetura bosh me kandidatët poshtë vijës së kuqe.

“Në raundin e dytë maturantët aplikojnë sërish me dhjetë preferenca në varësi të dëshirës që kanë. Pasi mbyllet kjo fazë, lirohen vendet dhe zhvendoset vija e kuqe në bazë të vullnetit që kanë shprehur ata. Pra, nuk bën një kërkesë tjetër me një listë të re, por vazhdon me të njëjtën derisa të fitojë një prej shkollave që ka listuar”, sqaron deputetja e LSI.

Pasi MAS dhe universitetet kanë rënë dakord në parim, pritet që bisedimet mes palëve brenda koalicionit të jenë pjesë e udhëzimit nr.13 për aplikimet në universitete.

Etiketa: kriteretndryshimperzgjedhjauniversitetet


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

9 Dhjetor, 2025 11:16 pm
Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
Kronikë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

9 Dhjetor, 2025 10:01 pm
Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
Rajoni

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

9 Dhjetor, 2025 9:28 pm
Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

9 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?
Bota

Analiza nga CNN: Çfarë ndodh nëse Maduro rrëzohet nga pushteti?

9 Dhjetor, 2025 8:26 pm
Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat
Bota

Trump: Zelensky duhet të merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat

9 Dhjetor, 2025 7:41 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

9 Dhjetor, 2025 6:40 pm
Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte
Rajoni

Greqi/ Fermerët vazhdojnë protestën, bllokohen rrugë dhe porte

9 Dhjetor, 2025 5:30 pm
“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit
Aktualitet

“Drejtimi i SPAK me guxim”, “FBI” britanike i jep çmim mirënjohjeje Altin Dumanit

9 Dhjetor, 2025 4:34 pm
BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë
Bota

BE i përgjigjet Trump: Jemi krenarë dhe mirënjohës për udhëheqësit tanë

9 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Para
Maqedoni/Qeveria, përgjegjëse për bllokimin e fondeve europiane

Maqedoni/Qeveria, përgjegjëse për bllokimin e fondeve europiane

“50 Shades Darker” vjen për Shën Valentin

“50 Shades Darker” vjen për Shën Valentin

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën turisti çek

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën turisti çek
















TE FUNDIT

I vendoset tritol biznesit në Shkodër

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
9 Dhjetor, 2025

Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës....

Lexo më shumë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Dëmtuan buxhetin, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për zyrtarët e Bashkisë Tiranë
9 Dhjetor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave

Kosova kërkon nga BE heqjen e masave
9 Dhjetor, 2025

Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen e raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras, për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo...

Lexo më shumë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë

Përplasje mes policisë dhe Lapajt, hiqen tendat e vendosura përpara Kryeministrisë
9 Dhjetor, 2025

Një përplasje ka ndodhur në protestën që po kryhet përpara Kryeministrisë, e drejtuar nga Adriatik Lapajt. Kreu i Shqipëria Bëhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com