Aktualitet

Unioni i Transportit Publik: Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 18/10/21 |
Opi Nion

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik kanë bërë me dije se duke nisur nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve, që qarkullojnë në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat ata thonë se ky veprim vjen si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet.

Më tej ata thonë se të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës janë të detyruar të operojnë me gjysmën e mjeteve.

“Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse”, thuhet në deklaratë./Opinion.al

 

 

Pas