Unioni i Gjyqtarëve në vend e ka vlerësuar si jokushtetues ligjin e Vetting-ut, pjesë e reformës në drejtësi, që do të bëjë vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Ligji për Vetting-un është në papajtueshmëri me Kushtetutën”, thuhet në një deklaratë të Unionit të Gjyqtarëve.
Unioni në fjalë bën gjithashtu të ditur se do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë ligjin.
Aktualisht Vetting-u ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Venecias, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi ankesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se ligji ka shkelje flagrante të Kushtetutës sepse vendos nën kontrollin e qeverisë institucionet e reja të drejtësisë.
Vetting-u detyron kontrollin e telefonit, mesazheve dhe çdo komunikimi tjetër të personave që do të punojnë në organet e reja të drejtësisë, kryesisht atyre të SPAK-ut.