Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unioni i Gazetarëve: Kujdesi shtetëror për etikën, alibi censure

2019/11/30 at 9:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Unioni i Gazetarëve: Kujdesi shtetëror për etikën, alibi censure

Përmes një deklarate në Facebook “Unioni i Gazetarëve” ka reaguar për paralajmërimet  e Kryeministrit Rama lidhur me pasqyrimin dhe informacionet e dhëna në media pas tërmetit të 26 Nëntorit.


“Portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!”,-ka shkruar Rama në një postim në Twtter mëngjesin e 28 Nëntorit.

Sipas reagimit të Unionit të gazetarëve kujdesi  shtetëror për etikën në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme  mund të jetë një alibi për censurën.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbron pikëpamjen e vet se në çdo rast kujdesi shtetëror për etikën mund të përdoret si alibi censure dhe ndikimi negative mbi lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gazetarëve. Njëkohësisht ne u drejtohemi gjithë kolegëve dhe mediave tona të të gjitha llojeve se në raste të tilla katastrofash natyrore, përgjegjësia për interesin publik dhe sidomos për shëndetin mendor të popullatës është detyrim për secilin, sikundër edhe disa shërbesa që kanalizohen përmes institucioneve për llogari të emergjencës duhen kryer pa ngurim dhe pa dallim politik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga autoritetet e qeverisë të dëshmojnë maturi dhe respekt ndaj mediave dhe qëndrimeve kritike të tyre, si dhe të inkurajojnë shumë më tepër nismat vetërregulluese të gazetarëve e jo të besojnë apo t’ia delegojnë këtë besim vetëm enteve rregullatorë të cilat janë të paragjykuara apo shpesh edhe të refuzuara për shkak të historisë së përdorimit politik në kohët e shkuara. Në kohë dhe raste gjendjesh të jashtëzakonshme, besimi tek profesionistët është ndihma më e madhe për do pushtet dhe mes të gjitha pushteteve,”-thuhet ndër të tjera në reagimin e “Unionit të Gazetarëve”.

Reagimi i plotë:

Deklaratë e UGSH-së për disa shenja paralajmëruese për censurë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme

Kujdesi shtetëror për etikën mund të jetë alibi censure

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në gjithë anëtarësinë e vet po përjeton me pikëllim gjendjen e popullatës së prekur në masë katastrofike nga breshëri i tërmeteve të ndodhura gjatë kësaj jave mbi një pjesë të territorit të vendit tonë. Si të gjitha organizatat dhe gazetarët e vendit edhe ne jemi bërë pjesë e misionit në shërbim e solidaritet me banorët e prekur si dhe për ndërgjegjësimin e opinionit publik kombëtar e atij ndërkombëtar për të dëshmuar mbështetje e ndihmë për mijëra banorët e dëmtuar dhe qindra familjet e viktimave. Në këtë pikëllim njerëzor, përfshihet edhe organizata jonë me ngushëllime për gjithë familjet që pësuan humbje të jetës së të afërmve dhe pjestarëve të tyre.

Gjatë këtyre ditëve të pazakonta, përballë një katastrofe me përmasa të pangjara më parë, gjithë anëtarësia e gazetarëve të UGSH, është e përfshirë në raportime dhe ndihmë publike, duke qenë së pari qytetarë aktivë dhe profesionistë të kujdesshëm. Jemi të ndërgjegjshëm se gjatë shumë rasteve të raportimit intensiv, për shkak të skenave dhe zhvillimeve tronditëse, ndonjë reporter ka anashkaluar kujdesin etik të raportimit të imazheve dhe sinkroneve që bien ndesh me porositë e kodeve të etikës dhe parimet deontologjike. Në jo pak raste Zyra jonë e shtypit ka komunikuar me kolegë dhe zyra të marrëdhënieve me publikun dhe kemi pasur reagime mirëkuptuese profesionistësh. Në kësi reagimesh është përfshirë ngutshëm edhe Qeveria përmes kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi në llogarinë personale të Tëitter më datën 28.11.2019 paralajmëronte për herë të fundit:”…portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik!”

UGSH ndan publikisht shqetësim për rastet e publikimeve që shkaktojnë panik dhe lëndime mbi popullatën dhe audiencat, apo që cënojnë në mënyrë flagrante parimet për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin mendor të publikut. Eshtë një shqetësim që prej kohësh shprehet në formën e një debate të brendshëm mes gazetarëve dhe në tubimet profesionale të tyre. Në këtë kuadër organizata jonë kërkon rritjen e kujdesit dhe të përgjegjësisë nga gjithë gazetarët dhe sidomos prej editorëve të të gjithë medias së vendit, përfshi në mënyrë të vecantë mediat e reja.

Në këtë aspekt ne kërkojmë që është pikërisht momenti që komuniteti ynë profesional të mos humbasë kohë e të krijojë luajalisht mekanizmat e munguara ekzekutivë në mbrojtje të parimeve dhe normave etike e deontologjike. Në kushtet e këtij vakumi, këtë nismë duket se tenton ta marrë qeveria dhe institucione të tjera politike, deri edhe Parlamenti.

Unioni I Gazetarëve Shqiptarë mbron pikëpamjen e vet se në cdo rast kujdesi shtetëror për etikën mund të përdoret si alibi censure dhe ndikimi negative mbi lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gazetarëve. Në këtë kontekst ne marrim seriozisht edhe shqetësimin e editorit të gazetaës së përditshme “Dita” të publikuar në datën 29.11.2019 me titull: “Qeveria bllokon shpërndarjen në fb të editorialit në Dita”.

Njëkohësisht ne u drejtohemi gjithë kolegëve dhe mediave tona të të gjitha llojeve se në raste të tilla katastrofash natyrore, përgjegjësia për interesin publik dhe sidomos për shëndetin mendor të popullatës është detyrim për secilin, sikundër edhe disa shërbesa që kanalizohen përmes institucioneve për llogari të emergjencës duhen kryer pa ngurim dhe pa dallim politik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga autoritetet e qeverisë të dëshmojnë maturi dhe respekt ndaj mediave dhe qëndrimeve kritike të tyre, si dhe të inkurajojnë shumë më tepër nismat vetërregulluese të gazetarëve e jo të besojnë apo t’ia delegojnë këtë besim vetëm enteve rregullatore të cilat janë të paragjykuara apo shpesh edhe të refuzuara për shkak të historisë së përdorimit politik në kohët e shkuara. Në kohë dhe raste gjendjesh të jashtëzakonshme, besimi tek profesionistët është ndihma më e madhe për do pushtet dhe mes të gjitha pushteteve./Opinion.al/

Etiketa: reagimunioni i gazetareve


Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Kryebashkiakia e Durrësit: Të jemi të kënaqur me 50 viktima

Kryebashkiakia e Durrësit: Të jemi të kënaqur me 50 viktima

Basha takim me ekspertët e emergjencave civile për pasojat e tërmetit

Basha takim me ekspertët e emergjencave civile për pasojat e tërmetit

Tjetër lëkundje tërmeti

Tjetër lëkundje tërmeti
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com