Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë: Tërhiqu nga censura mbi mediat

2019/12/14 at 10:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Unioni gazetarëve thirrje qeverisë: Tërhiqu nga censura mbi mediat

Unioni i Gazetareve Shqiptare i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë projektligjin e “Paketes Antishpifje”

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Gazetarët shtojnë se çështjet e shpifjes dhe fyerjes në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës shqyrtohen në gjykata. Ndërsa tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe është një hap drejtë diktaturës

Deklarata e UGSH:

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje. Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias. Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.

Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.

Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial. /Opinion.al

Etiketa: antishpifjemediaUGSH

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Para
Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 15 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, priten reshje lokale

Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2019

Programi bërthamor/ Koreja e Veriut kryen testin e lëshimit të satelitëve

Programi bërthamor/ Koreja e Veriut kryen testin e lëshimit të satelitëve

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com