Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se “më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë”.
“Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë”, tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme.
“Save the Children raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini i tha Këshillit të Sigurimit se gati 70% e të vrarëve të raportuar ishin fëmijë dhe gra.
“Save the Children raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019”, tha Lazzarini.
Ky nuk mund të jetë “dëm kolateral”, tha Lazzarini, duke theksuar se duhet të ketë “respektim të rreptë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.