Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNHCR: Rritet numri i azilkërkuesve në Shqipëri, në 6 muajt e fundit 1500 emigrantë

2018/06/20 at 7:59 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
UNHCR: Rritet numri i azilkërkuesve në Shqipëri, në 6 muajt e fundit 1500 emigrantë

Numri i azilkërkuesve në rritje në Shqipëri. Vendi përgatitet të kthehet nga vend tranzit në vend destinacioni për refugjatët. Muajin e fundit ka pasur rritje të dukshme të migrantëve dhe refugjatëve që kanë hyrë në Shqipëri, si dhe rritje të numrit të kërkesave për azil.


Nga muaji janar deri në 13 qershor të këtij viti rreth 2500 vetë kanë hyrë në Shqipëri dhe 1500 kanë kërkuar azil, bën të ditur zyra e UNHCR në qendrën rajonale në Bosnjë. Sidoqoftë situata nuk mund të quhet krizë, dhe sfidat e krijuara janë përballuar dhe pritet të përballohen nga aktorët relevantë.

Puna duhet vazhduar për të siguruar strukturat dhe proceduat adekuate në vend, përfshirë identifikimin e njerëzve me nevoja të veçanta, si viktima trafikimi ose fëmijë të pashoqëruar apo të shkëputur nga familja, për t’ i drejtuar ata në institucionet përkatëse. Zëdhënësi i shtypit të UHNCR-së, Neven Crvenkovic, i tha Deutsche Welles se ka prezencë në të gjitha pikat kryesore të kufirit dhe organizata e koordinon punën e saj me policinë kufitare dhe ata të migracionit duke e monitoruar situatën.

Po ashtu sipas UNHCR: “Shqipëria, e ka menaxhuar rritjen e numrit të refugjatëve dhe migrantëve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ka respektuar të drejtën për të kërkuar azil”, thotë Komisariati i Lartë për refugjatët i OKB.

Për shembull: qeveria shqiptare ka dyfishuar forcat për të siguruar kontrollin paraprak të refugjatëve dhe migrantëve të rinj në krahasim me vitin 2017. Po ashtu janë futur procedura të reja për identifikimin e personave me nevoja të caktuara dhe vlerësuar situatën, sidomos duke ofruar alternativa të tjera nga rrugët e rrezikshme. Qeveria është duke rishqyrtuar koordinimin me ministritë që janë të rëndësishme, si ajo e Shëndetësisë dhe e Ndihmës Sociale..

Sikurse ve në duke më tej zëdhënësi, UNHCR-ja po drejton procesin për përditësimin e planit përgatitor me agjenci të tjera të OKB-së dhe me shoqata të tjera për çështje të kapacitetit operacional për refugjatët dhe migrantët.

Institucionet përgjegjëse në Shqipëri po ndihmohen nga UNHCR-ja që të identifikojnë reagimin efektiv në rast të rritjes së mundshme të fluksit të refugjatëve, duke siguruar që azilkërkuesit dhe refugjatët të kenë akses në procedurat e azilit, të strehohen në mënyrë dinjitoze, t‘u mbulohen nevojat bazë dhe të kenë mbrojtjen e duhur, sidomos në rastet e grave dhe fëmijëve.

UNHCR-ja shpjegon se vetë nuk ka njohuri për planet e përmendura nga shtypi, për propozime të bëra nga palët austriako – daneze për të rivendosur refugjatë në një vend evropian, por jashtë Bashkimit Evropian, siç është Shqipëria.

Plane për kampe pritëse?

“Asnjë diskutim nuk ka pasur për ngritje kampesh në Shqipëri ose gjetkë,” tha edhe Komisari i BE-së për Migracionin dhe Punët e Brendëshme, Dimitris Avramopoulos pasi doli nga një takim në Bruksel (19.06) me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit.

Duke folur për prioritetet e qeverisë austriake me marrjen e presidencës së radhës të BE-së më 1 korrik, kancelari austriak Sebastian Kurz theksoi në një konferencë të përbashkët shtypi në Vjenë me presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, se temat kryesore do të jenë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, migracioni dhe rendi në Evropë. Tajani e quajti migracionin problemin më të vështirë të Evropës aktualisht. Ai mbështet qeverinë austriake në planet për të ndihmuar Ballkanin perëndimor për vendosjen e stabilitetit. “Stabiliteti në Ballkan do të thotë stabilitet në Evropë”, tha ai.

Shtypi austriak ka shkruar disa ditë më parë për bisedime që qeveria austriake është duke zhvilluar me vendet e Ballkanit: Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën për ngritjen e qendrave pritëse për migrantët e ardhur ilegalisht, që janë futur në Austri dhe kanë marrë përgjigje negative azili, dhe nuk mund të kthehen në vendin e tyre. Edhe kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen, ka folur në fillim të muajit për plane për krijimin e kampeve të tilla, që nuk janë brenda Bashkimit Evropian, por që ndodhen në Evropë./DW

 

Etiketa: 6 muajt e funditnumri i azilkërkuesve në Shqipëri


Ju sugjerojmë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

10 Shtator, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Para
Zbuloni në kohë melanomën

Zbuloni në kohë melanomën

”Drekë tironsish me plonc”, Shehi: Rama të shkojë ta hajë te shtëpia e gruas

”Drekë tironsish me plonc”, Shehi: Rama të shkojë ta hajë te shtëpia e gruas

Vajza e Beyonce dhe Jay Z ‘tronditet’ nga lëvizjet seksi të prindërve

Vajza e Beyonce dhe Jay Z 'tronditet' nga lëvizjet seksi të prindërve
















TE FUNDIT

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
10 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të të pandehurve...

Lexo më shumë

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
10 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shumë shpejt do të nisin protestat, duke miratuar publikisht një propozim që...

Lexo më shumë

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, në një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit,...

Lexo më shumë

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
10 Shtator, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë shkelën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com