Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milionë vajzave afgane 

2024/08/15 at 2:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
UNESCO: Regjimi taliban ua mohoi qëllimshëm shkollimin 1.4 milionë vajzave afgane 

Të paktën 1.4 milionë vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që kur talibanët u kthyen në pushtet në vitin 2021, tha më 15 gusht UNESCO-ja (Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara). 


“Në vetëm tre vjet, autoritetet de facto pothuajse kanë zhdukur dy dekada të përparimit të qëndrueshëm për arsimin në Afganistan dhe e ardhmja e një brezi të tërë tani është në rrezik”, tha agjencia në një deklaratë. 

Këto të dhëna janë bërë publike pasi talibanët shënuan tre vjet që kur forcat e tyre pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, më 15 gusht 2021, pasi Qeveria e mbështetur nga SHBA-ja ra dhe udhëheqësit e saj u larguan në mërgim. 

Që nga kthimi i talibanëve në pushtet, gratë janë përjashtuar nga jeta publike – atyre u është ndaluar të bëjnë shumë punë, u janë ndaluar parqet si dhe palestrat — dhe u është ndaluar arsimi i mesëm dhe i lartë. 

Kufizimet arrijnë në atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si “aparteid gjinor”. 

Aktualisht, janë gati 2.5 milionë vajza janë të privuara nga e drejta e tyre për arsimim, që përfaqësojnë 80 për qind të vajzave afgane të moshës së shkollës, tha UNESCO-ja. Kjo përfaqëson një rritje të numrit prej 300.000 vajzave nga të dhënat e mëparshmet të agjencisë së OKB-së në prill të vitit 2023. 

“Si rezultat i ndalesave të vendosura nga autoritetet, të paktën 1.4 milion vajzave iu është mohuar qëllimisht qasja në arsimin e mesëm që nga viti 2021”, bëri të ditur UNESCO. 

Qasja në arsimin fillor gjithashtu ka rënë ndjeshëm, me 1.1 milion më pak vajza dhe djem që ndjekin shkollën, shtoi agjencia. Për këtë, fajësohen vendimet e autoriteteve për të ndaluar mësueset femra të mësojnë djemtë, si dhe mungesën e nxitjes për prindërit për t’i dërguar fëmijët në shkollë. 

Agjencia është “e alarmuar nga pasojat e dëmshme të braktisjes së shkollës të kësaj shkalle, gjithnjë e më masive, e cila mund të çojë në një rritje të numrit të fëmijëve që punojnë dhe martesave të hershme”. 

Regjistrimi në arsimin e lartë është po aq shqetësues, thuhet në deklaratë, duke shtuar se numri i studentëve në universitetet është ulur me 53 për qind që nga viti 2021. 

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mobilizohet “për të siguruar rihapjen e pakushtëzuar të shkollave dhe universiteteve për vajzat dhe gratë afgane”. 

Mungesa e përfshirjes në arsim ka qenë ndër pikat kryesore të kritikave të afganëve ndaj autoriteteve talibane. 

“Ka nga ata që nuk janë mjaftueshëm të shkolluar, dhe më e rëndësishmja, një pjesë e shoqërisë, gratë, janë të privuara nga arsimi, dhe ky është një problem i madh për popullin e Afganistanit”, tha për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë, një burrë afgan, banor i provincës veriore të Balkhut, i cili preferoi të mbetej anonim për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij. 

“Çështjet e arsimit, arsimimi dhe punësimi i grave, dhe pjesëmarrja e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë anuluar plotësisht dhe janë lënë anash”, tha një grua banore e Kabulit, e cila gjithashtu preferoi të mos i përmendet emri. 

Talibanët festojnë kthimin e tyre në pushtet në mes të gushtit, në datën e rënies së Kabulit dhe në fund të muajit, kur trupat e fundit ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u larguan nga Afganistani. 

Tërheqja, për të cilën u pajtuan Shtetet e Bashkuara dhe regjimi taliban më 29 shkurt 2020, ia mundësoi lëvizjes radikale islamiste të kthehet në pushtet 20 vjet pasi ishte rrëzuar nga forcat amerikane, menjëherë pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001. 

Qeverinë talibane nuk njihet nga asnjë shtet tjetër. 

Organizatat ndërkombëtare humanitare kanë paralajmëruar se miliona afganë po luftojnë me “një nga krizat humanitare më të rënda dhe më komplekse në botë, tre vjet pas ndryshimit të pushtetit”. 

“Të varur shumë nga ndihmat humanitare, afganët janë të bllokuar në cikle varfërie, shpërnguljeje dhe dëshpërimi”, thuhet në deklaratën e 10 organizatave humanitare, duke përfshirë Save the Children, World Vision, Islamic Relief Worldwide dhe Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, më 13 gusht. 

Gratë dhe vajzat janë ndër më të prekurat nga kjo krizë humanitare, ka thënë Human Rights Watch. 

Talibanët kanë krijuar “krizën më serioze në botë të të drejtave të grave”, tha organizata më 11 gusht./rel 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Akuzat e Vangjel Dules ndaj qeverisë, Rama nga Himara: Njerëz të vegjël me interesa përçarjeje 

Pagat deri në 1 mijë €, Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant, nuk është më zgjidhje më e mirë se Shqipëria 

Suksesi i ekipit olimpik shqiptar, Rama: Fryt i punës së palodhur! Shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët 

Suksesi i ekipit olimpik shqiptar, Rama: Fryt i punës së palodhur! Shpërblime të veçanta për medalistët dhe trajnerët 

Prezantimi i Range Rover Sport SV Edition Two: Përkufizimi i Luksit Sportiv rikthehet duke ofruar zgjedhje të reja dhe moderne dizajni 

Prezantimi i Range Rover Sport SV Edition Two: Përkufizimi i Luksit Sportiv rikthehet duke ofruar zgjedhje të reja dhe moderne dizajni 
















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}