Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë prishësi i kullës së Calit”?/ Reagon ashpër Rama, pas akuzave të deputetit Tom Doshi

2017/09/16 at 11:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë 6 datat që kryeministri Edi Rama nuk mund ti harrojë kurrë !

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, pas akuzave për shembjen e kullës së heroit antikomunist Prek Cali në Malësinë e Madhe, ka reaguar përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.


Kryeministri i quan absurde akuzat se ai qenka prishësi i kullës së Prek Calit, ndërsa shton se këta njerëz nuk kanë derman.

“Bosh se bosh u mbeti koka o të shkretë që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju vajmedet”, thekson Rama.

 

Kulla e Prek Calit ‘bashkon’ PD-në me Tom Doshin

Herët në mëngjes, ka reaguar ashpër edhe deputeti Tom Doshi, i cili ka edhe lidhje gjaku me heroin antikomunist Prek Cali. Doshi ka theksuar se ky është një akt barbar dhe shprehje e urrejtjes ndaj qëndrestarëve antikomunistë si Prek Cali. Ai shkruan se ndjen një keqardhje të veçantë për mundin e komunitetit shqiptar të Amerikës që kontribuan financiarisht për punimet që ishin bërë deri dje dhe për një gjest të tillë, u kërkon falje të gjithë shqiptarëve.

“Pikërisht ata që duhej ta kishin mbrojtur shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuan edhe atë pak gjë që kishte mbetur në këmbë”, thekson Doshi.

Sipas tij, ku akt barbar turpëron ata që i kanë marrë votat malësorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestarëve antikomunistë si Prek Cali nuk ka fund.

Ndërkaq, Tom Doshi, njëkohësisht edhe i afërm i Prek Calit, premton se kulla do të ndërtohet ashtu siç edhe ka qenë dikur. Ai shkruan se askush nuk mund t’a mposhtë kujtimin e atij burri të kombit.

“Unë vetë si kushëri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeut”, premton ai.

 

Për prishjen e kullës së antikomunistit Prek Cali në Malësinë e Madhe, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Më herët, përmes një shënimi në Facebook, Basha theksoi se Edi Rama nuk mund t’a durojë nderimin e një prijësi legjendar antikomunist si Prek Cali, ndërsa shtoi se prishja e kullës është goditje e simbolit të kryengritjes së Kelmendit, revoltës së parë antikomuniste të Europës.

“Ato mure në kullën e Calëve u ndërtuan falë donacionëve të shqiptarëve patriotë të Amerikës. Qeveria duhej t’a legalizonte restaurimin për atë çka Kulla e Prek Calit përfaqëson për Kelmendin, Malësinë dhe gjithë Shqipërinë”, shkruan Basha.

Ai deklaron se gjesti i Edi Ramës, është një akt urrejtje por edhe dobësie, pasi kur kthen pinjollët e Byrosë dhe xhelatët e diktaturës në krye të vendit, të tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.

“Kelmendasit, malësorët dhe mbarë shqiptarët patriotë do t’ia japin përgjigjen pjellës së keqe”, thekson Basha.

 

 

Etiketa: prek caliramashembja e kulles


Ju sugjerojmë

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Aktualitet

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

13 Qershor, 2026 12:41 pm
BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bota

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

13 Qershor, 2026 12:39 pm
Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

13 Qershor, 2026 12:33 pm
Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
Sport

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

13 Qershor, 2026 12:30 pm
Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA
Bota

Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

13 Qershor, 2026 12:27 pm
Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Votat nga diaspora i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13 Qershor, 2026 12:24 pm
Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës
Bota

Pas 3 vitesh e gjysmë në koma, ndërron jetë princesha e Tajlandës

13 Qershor, 2026 12:21 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

13 Qershor, 2026 12:16 pm
Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Para
Foshnja në Sarandë dyshohet se vdiq nga i ftohti

Aborti tek adoleshentët, rrezik vdekje

Gati një sulm tjetër terrorist? Blindohet Londra, si kurrë më parë

Sulmi terrorist në Londër, arrestohet një 18-vjeçar

Rama ‘qetëson’ shefat e NATO-s në Tiranë: Sa të jemi ne, Rusia do ta ketë të vështirë të penetrojë

Rama ‘qetëson’ shefat e NATO-s në Tiranë: Sa të jemi ne, Rusia do ta ketë të vështirë të penetrojë
















TE FUNDIT

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani

QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
13 Qershor, 2026

Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen...

Lexo më shumë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë

BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
13 Qershor, 2026

Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më...

Lexo më shumë

Trump: Eliminuam drejtuesin e kartelit të drogës ”Tren de Aragua”

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
13 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se pas një sulmi amerikan u vra drejtuesi i grupit kriminal transnacional ”Tren de Aragua”....

Lexo më shumë

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit

Tifoz i çmendur i futbollit, trafikanti i drogës arrestohet nga maskotat e Botërorit
13 Qershor, 2026

Policia Kombëtare e Perusë ka realizuar një arrestim të pazakontë në kryeqytetin Lima, duke përdorur një taktikë të veçantë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}