Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Unë iu sfidoj, por nuk jam i sigurt nëse…”, Cakaj debat me gazetaren

2019/04/17 at 8:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë iu sfidoj, por nuk jam i sigurt nëse…”, Cakaj debat me gazetaren

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka nisur një ofensivë në media për të bindur qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikojnë për vendosjen e vizave. Këtë të mërkurë, Cakaj është shfaqur në disa media duke argumentuar se votimi në Parlamentin e Holandës nuk mund t’i imponohet Komisionit Europian për deri sa faktet, sipas tij, flasin në favor të Shqipërisë.

Por i ftuar në Abc News, Gent Cakaj ka debatuar ashpër me gazetaren Mirela Milori.

Mirela Milori: Unë jam kurioze të di sepse mosha juaj, me njerëz të cilët sa kemi ju moshën mund të kenë vite pune, e ndjeni një lloj hezitimi aty?

Gent Cakaj: Çështja e moshës nuk është as precedent historik në Shqipëri dhe as disavantazh në përgjithësi. Shqipëria ka pasur edhe Kryeministra të moshës time.

Mirela Milori: Më lejoni të flas këtu sepse kam 20 vite në profesion, por nuk e kanë ndritur këta njerëzit më moshës së re që na kanë ardhur si Kryeministra.

Gent Cakaj: Puna e tyre vlerësohet në bazë të performancës së tyre dhe jo në bazë të moshës së tyre. Por Shqipëria ka shumë njerëz në moshë dhe me shumë përvojë, por që kanë shumë pak arsye dhe më pak kontribut. Asgjë nuk është e përcaktuar nga mosha. Ne jemi qenie më komplekse sesa vitet tona.

Mirela Milori: E ndjeni këtë në përballje me diplomatë të caktuar?

Gent Cakaj: Unë ndjej peshën e kompetencës time dhe të angazhimit tim dhe nuk mendoj se sa vjeç jam. Por unë matem me vizionin që kam dhe me punën që bëj.

Mirela Milori: Ata që janë përballë jush mund t’iu akuzojnë edhe për një mungesë të një maturie emocionale.

Gent Cakaj: Në çfarë rasti?

Mirela Milori: Në kuptimin që jeni pak gjaknxehtë. E merrni shumë seriozisht dhe me shumë pasion një debat.

Gent Cakaj: Kush iu tha që jam gjaknxehtë? Të lutem vetëm një sekondë ku po e shikoni gjaknxehtësinë.

Mirela Milori: Ngaqë flisni me shumë pasion dhe tek një diplomat pikërisht kjo maturia emocionale është e para.

Gent Cakaj: Punën që bëj me shumë sinqeritet, shërbej këtu me zemër me shpirt dhe me parimësi. Por të qenurit i angazhuar në debat me pasion nuk është pamaturi emocionale. Të lutem është një dallim shumë i madhe që nuk i tolerohet një gazetareje si ju.

Mirela Milori: Dakord e lëmë, diplomacia dhe maturia emocionale janë paralel me njëra-tjetrën.

Gent Cakaj: Unë iu sfidoj tepër më shumë, por nuk jam i sigurt nëse do të ndiheshit komode nëse unë shfaq gjithë arsenalin tim në tërësi.

Mirela Milori: Jo nuk dua të hyj fare aty, iu lutem e keqkuptuat gjithë kontekstin.

Shqiptarët nuk janë të rrezikuar për rikthimin e regjimit të vizave, sipas ekspertëve të politikave të jashtme, por vendimin e Parlamentit Holandez ata e lexojnë si një votë kundër çeljes së negociatave./Opinion.al

Etiketa: gent cakaj

Ju sugjerojmë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Para
Mos e humbisni pamjen që do dhurojë hëna ditën e hënë

Bazuar tek cikli i Hënës, kur duhet dhe nuk duhet t’i presim flokët

SHBA: Sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

SHBA: Sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Autobusi me turistë del nga rruga, 28 të vdekur

Autobusi me turistë del nga rruga, 28 të vdekur

TE FUNDIT

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com