Sociale

UNDP Albania: Përfundon rindërtimi i shkollës “Gjergj Kastrioti” në Krujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 03/03/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Bilaj, Krujë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (UNDP Albania) njofton se një tjetër institucion arsimor ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit si rrjedhojë  e rindërtimit nga Programi i BE për shkollat, “EU4Scahools”.

“Nxënësit e mësuesit janë rikthyer tashmë në shkollën 9-vjeçare & kopshtin “Gjergj Kastrioti” Bilaj, Bubq të Bashkisë Krujë, e cila është ndërtuar nga e para falë Programit “EU4Schools”. 110 nxënës, 37 fëmijë të kopshtit dhe afro 2100 banorë të komunitetit po gëzojnë investimin më të mirë për të ardhmen e tyre.” – shkruan “UNDP Albania” në publikimin e saj.

Shkolla 9-vjeçare & kopshti “Gjergj Kastrioti” është pjesë e “EU4Schools”, një program i financuar nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatuar nga “UNDP Albania”, e cila ka investuar gjithashtu 765.000 Euro.

Nëpërmjet këtij projekti po rindërtohen apo riparohen 63 objekte arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntori,  ku përfitojnë në total rreth 24,000 fëmijë, nxënës e mësues, duke u siguruar atyre mjedise të standardeve më të larta evropiane.

Pas