Kreu i shtetit, Ilir Meta pas takimit me një përfaqësi banorësh të Unazës së Re në Tiranë ka publikuar qëndrimin e tij zyrtar duke vënë në pah se projekti i zgjerimit të segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” ka shkelje të shumta ligjore. Meta thekson se institucionet e qeverisë nuk i kanë kthyer përgjigje për kërkesat për informacion, duke shkelur kështu ligjin.
Presidenti i Republikës kërkon nga institucionet që të nisin dialogun me banorët e Unazës së Re, ndërkohë që bën thirrje që projekti të anullohet menjëherë.