Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Re/ Skandali me tenderin, SHBA nis hetimet ndaj firmës DH

2018/12/07 at 6:18 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Unaza e Re/ Skandali me tenderin, SHBA nis hetimet ndaj firmës DH

Shqipëria duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsioni, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime.

Firma Dunwell Haberman vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendas “DH Albania”, e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të unazës së madhe në Tiranë.

Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikime për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikuar datën e krijimit; në Dalaweare kompania figuron e regjistruar para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikuar, është një certifikatë e Sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit Doug Denison, i tha Zërit të Amerikës, se për certifikatën nuk ka patur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument.

Dokumentet e faksifikuara dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit Të Paekspozuarit” në televizionit News24.

Sipas zëdhënësit, çështja pritet t’i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Daleware, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritetet gjejnë shkelje, firmës mund t’i anulohet regjistrimi si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër, jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t’i referohet për ndjekje edhe Departamentit të Drejtësië në Uashington.

Shteti Delaware, njihet si një prej shteteve që ka ligje tepër favorizuese ndaj korporatave. Mijëra kompani amerikane janë të regjistruara në këtë shtetet, për të përfituar nga taksat. Dalaware njihet edhe si “parajsë fiskale” pasi nuk mbledh taksa nga korporatat që, ndonëse të regjistruara aty, nuk ushtrojnë aktivitet në këtë shtet.

Në bazë të ligjeve të shtetit, korporatat e regjistruara aty, nuk janë të detyruara të publikojnë emrin e drejtuesit të kompanisë ose të aksionerëve të saj.Në Delaware, regjistrimi i kompanisë mund të bëhet edhe pa qënë fizikisht i pranishëm dhe ka firma të tjera që e kryejnë këtë funksion për klientin. Në bazë të dokumenteve të regjistruara në këtë shtet, firma Dunwell Haberman është regjistruar përmes firmës “Apex Resident Agent Services” ./voa

Etiketa: nis hetimetshteti amerikanskandali me tenderin

Ju sugjerojmë

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë
Aktualitet

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

14 Korrik, 2025 3:57 pm
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi
Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

14 Korrik, 2025 3:48 pm
Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës
Kryesore

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës

14 Korrik, 2025 3:39 pm
Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
Aktualitet

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

14 Korrik, 2025 3:04 pm
Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia
Aktualitet

Ishte dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Kukës i kërkuari nga policia

14 Korrik, 2025 2:59 pm
U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri/ Niset drejt Traumës 17-vjeçarja! Detajet e reja

14 Korrik, 2025 2:44 pm
Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Hasani me zv.kryeministren e Ukrainës: Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur

14 Korrik, 2025 2:19 pm
Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Aksident me Jet Ski në Golem, arrestohet 21 vjeçari

14 Korrik, 2025 2:16 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

“Farsa elektorale”/ Berisha: Votat e emigrantëve janë mbushur në zyrat e PS-së

14 Korrik, 2025 2:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

U paraqit në spital në gjendje të rëndë, policia: 17-vjeçarja dyshohet se është…

14 Korrik, 2025 1:55 pm
Para
Zbulohet emri i kodit të George H.W. Bush

Zbulohet emri i kodit të George H.W. Bush

‘8 Dhjetori i dytë’/ Studentët paralajmërojnë edhe nesër protestë

'8 Dhjetori i dytë'/ Studentët paralajmërojnë edhe nesër protestë

Video po thyen rrjetin: Gruaja u shpërndan ushqim studentëve

Video po thyen rrjetin: Gruaja u shpërndan ushqim studentëve

TE FUNDIT

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë

(FOTO)Siguria ushqimore/Rama:Angazhim maksimal për sekuestrimin e mallrave pa faturë
14 Korrik, 2025

Në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore,...

Lexo më shumë

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e Antidrogës, Gazmir Preçi
14 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçin. Po...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës
14 Korrik, 2025

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen...

Lexo më shumë

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre

Inxhinierët e rinj zgjedhin Albpetrolin, jo Kanadanë! Sot u testuan 45 prej tyre
14 Korrik, 2025

Ndryshe nga vitet e shkuara kur kishin tendencën të iknin në Kanada, është shtuar numri i inxhinierëve të rinj në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com