Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Re/ Plagosja e punonjësve të IKMT,1 arrestuar dhe 7 në kërkim

2019/11/08 at 9:49 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Unaza e Re/ Plagosja e punonjësve të IKMT,1 arrestuar dhe 7 në kërkim

9 persona janë proceduar penalisht  në lidhje me sulmin me gurë dhe sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”. Ndërkohë, policia njofton se nga ky sulm, mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë.

Policia ka arrestuar një 50 vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim 7 persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, është proceduar në gjendje të lirë E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Mbi të proceduarit rëndojnë akuzat; “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
Bota

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

15 Janar, 2026 3:43 pm
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

15 Janar, 2026 3:39 pm
“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit
Bota

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

15 Janar, 2026 3:37 pm
Para
Qeveria kineze “dënon” fëmijët, sa dhe kur mund të luajnë online

Qeveria kineze "dënon" fëmijët, sa dhe kur mund të luajnë online

Alvin në Romë/Lleshaj: Terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona

Alvin në Romë/Lleshaj: Terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona

Arrestoi djalin e El Çapos, si u ekzekutua me 150 plumba polici

Arrestoi djalin e El Çapos, si u ekzekutua me 150 plumba polici

TE FUNDIT

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
15 Janar, 2026

Gjyqësori iranian ka mohuar se ka planifikuar ekzekutimin e një 26-vjeçari të arrestuar në lidhje me protestat e fundit që...

Lexo më shumë

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
15 Janar, 2026

11 muaj në arrest shtëpie kanë qenë të tejzgjatur. Kështu i ka cilësuar Gjykata Kushtetuese vendimet e tre gjykatave të...

Lexo më shumë

Rregulli i ri për taksat e makinave

Rregulli i ri për taksat e makinave
15 Janar, 2026

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100%...

Lexo më shumë

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
15 Janar, 2026

Të shtunën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës. Mësohet se takimi është parashikuar të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com