Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Unaza e Re/ Balliu: Këta janë policët që ishin në takimin me Veliajn

2018/11/28 at 6:44 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Unaza e Re/ Balliu: Këta janë policët që ishin në takimin me Veliajn

Ka rinisur pasditen e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët janë vendosur pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja akset e rrugës që kalon aty.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e pranishme në protestë, në një prononcim për gazetarët nga terreni, tha se, në takimin e djeshëm në bashki me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, nuk ishin protestues, por punonjës së bashkisë.

Dje kanë qenë me Veliajn punonjës së administratës, tha Vokshi, e cila shtoi se Veliaj po përpiqet të mashtrojë.

“Ju ftoj të bëni transparence për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiake. Janë punonjës se bashkisë, janë rrogëtare të Veliajt. Me intrigën e tij, Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur. Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për ketë takim dhe për projektin korruptiv.  Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptaret në ketë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banoreve të Astirit”, tha Vokshi.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat Klevis Balliu foli me emra.

“Dje, Veliaj, nëpërmjet një filmi artistik, ku takonte banorët e Astirit, u mundua të mashtronte qytetarët. Ata njerëz ishin punonjës së bashkisë, polica të bashkisë: Redi Ruka dhe Blerim Mela, Emiljano Baliu nga Skrapari, inspektor në policinë bashkiake, Pirro Zogaj nga Tepelena, inspektor”, tha Balliu.

“Pra një mashtrim i shëmtuar i Veliajt për tu munduar të krijojë përçarje te këta qytetarë, por jo që nuk ia ka dalë, por vetëm ka shtuar numrin e protestuesve. Siç janë qytetarët te bulevardi, që pasi i premtuan se di jepnin paratë, sot i kanë hequr nga lista e shpronësimeve që vetë i kishin vënë. Sot, i janë bashkuar kësaj kauze. Dua të shpreh krenarinë e të qenit mes këtyre qytetrëve që kanë qëndruar këtu duke i bërë ballë kësaj klike mafioze të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt”.

“Nëse Veliaj do ti takojë banorët, ja ku i ka, këtu, nga mëngjesi deri në darjë. Le të vijë ti takojë edhe ti pyesi. Deri tani kemi parë shpjegime, por pa zgjidhje. Protesta e Unazës së Re i çori maskën Veliajt dhe gjithë qeverisë së Rilindjes. I përshëndes protestuesit dhe i garantoj se mbështetja e PD do të jetë me ta deri ditën e fundit, deri në ditën kur do marrin dëmshpërblimet”, përfundoi ai.

Etiketa: balliupolicettakimi me veliajtunaza e re

Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Para
”Ja ke bo vetes”, për kë i ka Flori Mumajesi këto fjalë?

''Ja ke bo vetes'', për kë i ka Flori Mumajesi këto fjalë?

Video/ Revoltë në Unazën e re, tensionohet protesta

Video/ Revoltë në Unazën e re, tensionohet protesta

Dua Lipa para koncertit në Prishtinë: Po vij në shtëpi, edhe pak ditë kanë mbetur

Me këtë urim për pavarsinë, Dua Lipa do t'ju bëjë të gjithëve krenar

TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com