Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

2025/09/30 at 5:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose 4 ditë kohë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, përpara se të kërcënonte se grupimin palestinez e pret ferri nga Izraeli nëse përgjigjen me “JO” ndaj planit me 20 pika.

Megjithatë, edhe nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, pati kundërshti apo lexim ndryshe të asaj që shkruhej në propozim. Ai njoftoi se kundërshton me forcë perspektivën për një shtet të Palestinës.

Sipas tij, këtë qëndrim e mbështet edhe presidenti Trump. Por presidenti amerikan, në fjalën e tij të fundit për mediat, konfirmoi se nëse zbatohet plani i tij në tërësi, do të ishte diçka tepër historike dhe mbi të gjitha do të vendoste paqe të përhershme në Lindjen e Mesme.

“Do tu jap atyre 3 apo 4 ditë. Do ta shohim si do të shkojë. Të gjitha vendet arabe e mbështesin planin. Vendet myslimane janë të gjitha në mbështetje të propozimit. Izraeli gjithashtu. Ne thjesht po presim Hamasin, dhe Hamasi ose do ta pranojë ose jo, dhe nëse nuk e bën, do të jetë një fund shumë i trishtueshëm për ta. Nuk ka shumë hapësirë për ta negociuar. Ajo që duam nga Hamasi është shumë të thjeshtë. Duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë dhe e dini që është shumë e thjeshtë. Nuk bëhet më e thjeshtë se kaq. Ne kemi nënshkruar marrëveshje me çdo vend në Lindjen e Mesme. Kjo është si një gjë e pamundur. Nuk është bërë kurrë më parë. Kjo është më shumë se Gaza. Gaza është një gjë e madhe, por Gaza është një pjesë e saj. Nëse Hamasi refuzon, Izraeli do të bëjë atë që duhet bërë. Ata mund ta bëjnë shumë lehtë. Unë do t’i lija të shkonin dhe të bënin atë që duhet të bëjnë. Ne kemi vrarë rreth 25,000 anëtarë të Hamasit, kështu që sigurisht ata paguan një çmim të lartë për 7 tetorin, dhe ky është një grup krejtësisht i ri. Ata shtohen dhe vazhdojnë të shtohen, por ky është një grup krejtësisht i ndryshëm dhe udhëheqja e tyre është vrarë tre herë të ndryshme. Pra, ata paguan një çmim të lartë. Shpresojmë që ata do të kenë një jetë të qetë dhe të këndshme. Ndoshta nuk do të ndodhë, por nëse ndodh, do të jetë një nga gjërat më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë. Do të kemi paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme”, tha Trump.

Ju sugjerojmë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

30 Shtator, 2025 2:36 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt për shkarkimin nga detyra, reagon Gjykata Kushtetuese

30 Shtator, 2025 1:20 pm
Para
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

TE FUNDIT

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
30 Shtator, 2025

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen...

Lexo më shumë

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
30 Shtator, 2025

Në takimin me të gjithë shefat e ushtrisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se do të shkarkonte çdo zyrtar nëse nuk...

Lexo më shumë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
30 Shtator, 2025

Një shtetase kineze është dënuar nga drejtësia britanike pas një hetimi ndërkombëtar shtatëvjeçar për pastrim parash që çoi në sekuestrimin...

Lexo më shumë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
30 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një ultimatum për të pranuar ose jo propozimin për paqen. “Keni 3 ose...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com