Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulsi Manja zbulon në “Opinion” dy arsyet pse PS do mandatin e katërt

2025/05/01 at 10:58 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulsi Manja zbulon në “Opinion” dy arsyet pse PS do mandatin e katërt

Parti Socialiste kërkon që në zgjedhjet e 11 majit të fitojë mandatin e katërt. Fushatën e tyre socialistët e kanë mbështetur tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe tek forca e grave.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve të tij elektorale para qytetarëve ka shprehur se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike në vend që ka aftësinë për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027 dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian brenda vitit 2030.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan sqaroi gjerësisht për publikun dy arsyet kryesore se përse Partia Socialiste me në krye kryeministrin Rama kërkon një mandat të katërt. Sipas ministrit Manja e para është garantimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi dhe e dyta anëtarësimi në BE.

Ulsi Manja: Është shumë e thjeshtë, PS kërkon një mandat të katërt në krye të punëve të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër për dy arsye. E para të mbyllim negociatat në fund të 2027-ës dhe në fund të 2030-ës të jemin pjesë e BE-së dhe e dyta të jemi garantë të reformës në drejtësi. Sepse pala tjetër shumë thjesht ka thënë “unë garoj më 11 Maj dhe nëse marr votën e  shqiptarëve do e zhbëj reformën në drejtësi dhe SPAK-un.“

Blendi Fevziu: Ka thënë që do i referohem Komisionit të Venecias dhe për të parë se çfarë nuk ka funksionuar në reformën në drejtësi.

Ulsi Manja: Sepse Komisioni i Venecias, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë qenë partnerët tanë që ditën kur është ngjis reforma në drejtësi. Dhe për të qenë garantët e kësaj drejtësie të re, e cila ka filluar që të prodhojë rezultate të prekshme sa i takon pandëshkueshmërisë së korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Këto janë dy arsyet. Tani jemi tek integrimi juve shtruat pyetjen, ore nëse nuk fiton PS, po fitojnë këto partitë e tjera çfarë do të ndodhë me Bashkimin Europian? Ja ta them unë se çfarë do të ndodhë. E tha njëri nga panelisitët, e tha Marku që integrimi në Bashkimin Europian nuk është thjesht dhe vetëm të përmbushë disa detyra shtëpie që i ke vetëm detyrim në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me aktin. Por, është dhe një moment gjeopolitik dhe fakti që ne, Bashkimi Europian na thotë tre vjet nga momenti i çeljes së negociatave në tryezën e parë ndërqeveritare në Korrik të 2022-it, na thotë që mbyllni negociatat për 35 kapitujt dhe në fund të vitit 2027 do të merrni ftesën për qenë anëtarë të BE-së, sigurisht që ka një “deadline” të mbylljes së negociatave të mbylljes së negociatave.

Që në procesin “scrining” edhe sot që ne flasim ne kemi 1700 nëpunës publik dhe përfaqësues të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura të përfshira në këtë proces, që kanë përballuar dhe kanë mbyllur në kohë rekord për 14 muaj procesin “screening”, që nuk ka ndodhur me asnjë nga shtet, që sot nuk i kanë mbyllur negociatat me BE-në, përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Janë 150 institucione publike që kanë krijuar përvojën e duhur në këtë proces. Çfarë do të ndodhë?! Normalisht që do të ikë viti 2027 si afat dhe pavarësisht se ne kemi hapur tre grupkapituj dhe presim që deri në fund të vitit të hapim dhe tre të fundit për të mbyllur negociatat për të 35 kapitujt, do ikë viti 2027. Ky momenti gjeopolitik ku fati i Europës me fatin e Shqipërisë sot përputhen është ai proces që ne na shtyn përpara, që më 11 Maj të kemi një arsye madhore, kërkojmë mandatin e katërt për ta çuar përpara këtë proces. Pse?! Sepse në fund të fundit ju thatë pse u vonuat 12 vjet për ta çuar përpara këtë proces. Ka qenë kusht numër një reforma në drejtësi, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit.

Ju sugjerojmë

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Para
Opinion – Përse PS po kërkon një mandat të 4-ët? – 1 Maj 2025

Opinion – Përse PS po kërkon një mandat të 4-ët? – 1 Maj 2025

Opozita në protestë, shtyhet për të disatën herë vendimi i Gjykatës së Apelit për PD

Kontrata lobuese e PD në SHBA, reagon për Opinion Nuredin Seci

Opinion – Profili politik i Vasil Llajos! – 1 Maj 2025

Opinion – Profili politik i Vasil Llajos! – 1 Maj 2025

TE FUNDIT

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
13 Korrik, 2025

Dy Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetën pasditen e sotme në plazhin e Golemit, në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, një...

Lexo më shumë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
13 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë...

Lexo më shumë

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
13 Korrik, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com