Shoqëria civile ka nisur protestën për rritjen e çmimit të ushqimeve të shportës dhe të karburantit.
Edhe pse në një ditë me shi, qytetarë të shumtë me çadra në duar janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar.
Në kor dëgjohen thirrjet e protestuesve: Ulni taksat.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që qytetarët protestojnë për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Të mërkurën që kaloi ata u mblodhën para kryeministrisë dhe paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë./Opinion.al