Kronikë

“Ulni kokat”, thirrja e policit për kolegët para se të qëllonte efektivin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 24/05/22 |
Opi Nion

“Ulni kokat”, kështu ju tha 25-vjeçari Ludjan Zaimi kolegëve të tij përpara se të qëllonte për vdekje kolegun Çaush Saliasi me armën e shërbimit.

Në dëshminë e tij Zaimi ka thënë se Saliasi e shante dhe e ofendonte, ndaj nxori armën dhe e qëlloi brenda komisariatit. Ndër të tjera 25-vjeçari, ka thënë se kolegu i tij i thërriste “qorr” dhe epitete të tjera.

Efektivi Ludian Zaimi 25 vjeç kishte debatuar të hënën me kolegun e tij Çaush Saliasi 55 vjeç. Po ashtu ditën e ngjarjes, Zaimi iu afrua viktimës dhe iu drejtua me fjalët “si do ta lëmë”. Dhe në momentin që Çaush Saliasi ngriti kokën, efektivi 25-vjeçar shkrehu armën e shërbimit.

Gjashtë plumba i morën jetën punonjësit të policisë Çaush Saliasi. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit numër 3.

Pas