Aktualitet

Ulje pagash dhe largime nga puna, punonjësit të Albpetrol në protestë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:53 - 05/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme 250 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”, janë mbledhur përpara këtij institucioni për të protestuar.

Protestuesit shprehen se janë njoftuar për ulje të pagave dhe largim nga puna nga administratori i kësaj kompanie.

Sipas tyre, punonjësit që kanë vjetërsi pune mbi 30 vjet në këtë kompani do të hiqen nga puna dhe do ju mbahen pagat.

Punonjësit janë shprehur të indinjuar nga ky vendim i cili do t’i trajtojë me 50-60% të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë.

Një nga punonjësit shprehet: ”Ne jemi mbledhur sot për të protestuar, për të kërkuar të drejtata tona sepse na është bërë një padrejtësi. E para, ne na kanë nxjerrë në një reformë, të gjithë specialistët, inxhineriët, ekosomistët e vjetër dhe punëtorët e kualifikuar. Unë e njoh procesin e naftës sepse kam punuar 26 vjet, dhe nga mosmenaxhimi i mirë, këta e drejtojnë Albpetrolin me anë të e-maileve, me shkop magjik dhe jo te gryka e puseve ku janë punëtorët. Janë mbledhur një rrjetë merimangash që nuk kanë lidhje fare me Albpetrolin, kapterra, mësues, mjekë drejtojnë Albpetrolin sot. Këtë ja bëj me dije kryeministrit dhe ministres Balluku, që të vijnë këtu e të shohin sesi është situata e naftës”,/ Opinion.al

Pas