Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulja e kriminalitetit dhe siguria gjatë sezonit turistik, Rrumbullaku mbledh vartësit

2023/06/09 at 4:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulja e kriminalitetit dhe siguria gjatë sezonit turistik, Rrumbullaku mbledh vartësit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.

Parandalimi i kultivimit të kanabisit, ulja e kriminalitetit, siguria gjatë sezonit turistik, krimet mjedisore dhe performanca e punonjësve të Policisë te qytetarët, ishin çështjet që Drejtori i Përgjithshëm trajtoi gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë, në qendër dhe në bazë, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e shtetasve përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike.

Përsa i përket kriminalitetit, pavarësisht se situata kriminale ka tendencë uljeje, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale. Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshëmri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre.

Në kuadër të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik. Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës.

Krimet mjedisore ishin një tjetër tematikë e diskutuar nga Drejtori i Përgjithshëm i cili tërhoqi vëmendjen për gërryerjen e shtretërve të lumenjve, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe për tendencën për ndërtime pa leje, brenda vijës së verdhë dhe në zona bregdetare.

Drejtori u ndal dhe në performancën e punonjësve të Policisë dhe për këtë kërkoi që drejtuesit e Policisë të qëndrojnë më afër efektivëve, të kontrollojnë dhe të menaxhojnë strukturat në varësi, pasi performanca është një nga nyjet kryesore që lidh Policinë me qytetarët.

Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjithë, reflektim, kontrolle në terren dhe marrje të përgjegjësive, në të kundërt nuk do të ketë vetëm masa administrative, por ndaj cilitdo që do të abuzojë me detyrën dhe me besimin e qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar ndjekje penale./Opinion.al

Etiketa: Muhamet Rrumbullakupolicia e shtetittakime

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kryesore

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

12 Shtator, 2025 9:25 am
Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
Kryesore

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

12 Shtator, 2025 7:45 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 12 shtator 2025

12 Shtator, 2025 7:40 am
Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
-U tha në Opinion

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

11 Shtator, 2025 11:00 pm
Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu:Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

11 Shtator, 2025 10:53 pm
Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit
Sport

Festivali i Futbollit për fëmijë/Ceferin: Futbolli bashkon njerëzit

11 Shtator, 2025 10:21 pm
Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”
Aktualitet

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

11 Shtator, 2025 10:12 pm
Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

11 Shtator, 2025 10:09 pm
Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre
-U tha në Opinion

Gjuha e trupit “tradhton” ministrat, ekspertja analizon veprimet e tyre

11 Shtator, 2025 10:02 pm
“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re
-U tha në Opinion

“Veliaj ka mbaruar”, Haxhiu tregon kriteret e Ramës për qeverinë e re

11 Shtator, 2025 9:56 pm
Para
Begaj dhe presidenti i Estonisë ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

Begaj dhe presidenti i Estonisë ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

Berlusconi: Nuk do ta takoja Zelenskyn nëse do isha kryeministër, e gjykoj negativisht sjelljen e tij  

Sërish probleme shëndetësore, Silvio Berlusconi shtrohet në spital

VIDEO/ Prezantimi “faraonik” i Benzemas tek Al-Ittihad, sjell Topin e Artë me vete

VIDEO/ Prezantimi “faraonik” i Benzemas tek Al-Ittihad, sjell Topin e Artë me vete

TE FUNDIT

Akisdent në aksin Rrogozhinë-Lushnje: Humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
12 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Konjat. Aksidenti...

Lexo më shumë

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit, betohen 140 deputetët
12 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00 do të nisë seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 12 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
12 Shtator, 2025

DASHI Orët e ardhshme do të sjellin disa takime veçanërisht interesante dhe lidhje të reja. Së shpejti do t’ju duhet...

Lexo më shumë

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri

Haxhiu: Balluku është personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri
11 Shtator, 2025

Teksa komentoi kabinetin “Rama 4”, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Opinion se Belinda Balluku tashmë është fuqizuar brenda qeverisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com