Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uliks pa Itakë

2016/02/12 at 12:04 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sala Saliu

Nga Edison Ypi


Na ishte një herë e një kohë një vampir që vriste e priste e gjakun shqiptarëve ua thithte, dhe shqiptarët me atë vampir merak të madh kishin, veçse e falënderonin, veçse e duartrokisnin…
Jo-jo, nuk është përrallë me vampir. Sa gjak mund të thithi 1 vampir ?!
Vampiri i madh mbante pranë vetes plot vampirë të vegjël. Kafshimi, gjakthithja, gjakderdhja nuk ndodhën “Një herë e një kohë”. Ndodhën kur të paktën gjysma e shqiptarëve të sotëm ishin gjallë, panë, dëgjuan, ndjenë, vuajtën, gjithçka. Si në përralla me vampira ishin të tjera gjëra; përrenjtë e gjakut, lumenjtë e lotëve. Dhe jo të gjith’ shqiptarët kishin rënë në dashuri me vampirin, alias kurvin, si po thonë sot këlyshët e tij që po i rrëfejnë vampirizmat e djeshme sikur kanë ndodhur në përralla.
Fejzi Alizotit gjyshin ja pushkatuan dhe e hodhën në një gropë sepse “ishte i italianëve”. A ka sot shqiptarë që “janë të italianëve” ?
Kur nuk ishte as dy vjeç babain ja pushkatuan sepse ishte mbaruar “King’s Colleague” dhe “ishte i anglezëve”. A ka sot shqiptarë “të anglezëve” ?
Vetë Fejziu, nëna e tij kushërira ime e shtrenjtë që nuk munda ta shoh kurrë, gjyshja, motra, gruaja, djali, daja, më tepër se dyqint vite internime dhe burgje.
Martiri, jo ai i përrallave por ai i llaftarive që ende rrjedhin gjak, për të cilat nuk ka filma dhe libra me heroizma si ata për banditat komunistë vrasës dhe injorantë, Uliksi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të pafundme në kërkim të një prehjeje, nuk është kurrkush tjetër përpos Fejzi Alizotit.
Për ata që nuk duan të harrojnë, për ata që e kanë të qartë se Historia nuk është send i kotë, si dhe për ata që e dinë se për fundjavë nuk ka vetëm plazh, stadium, televizir, internet, ja vetëm njëri prej vendeve të internimit të Fejziut ku vajta bashkë me të;
Fejziu ka ardhur e ka ikur nga ay vend me qindra herë kodrave më këmbë, prandaj rrugën e makinës nuk e di.
Rredh-Gredh.
Fshatar me kravatë.
-Si shkohet në Patk-Milot ?
-Pak më tutje më të djathtë. Kë do takoni atje ?
-Të internuarit. Hijet e tyre.
-I kam njohur. I kam ndihmuar sa kam mundur. Kam kujtime të mira prej tyre. Edhe ata me siguri kanë kujtime të mira prej meje.
Fshati rrethuar nga një zinxhir kodrash shtrihet i ndarë në dy pjesë në faqet e brëndëshme të një lloj tasi të thellë si krater vullkani me diametër nja dy kilometra. Në mes të tasit, një kodër e vogël plot me bunkerë. Në majë të kodrës apo gungës, apo lungës, varrezat. Po aty, rretheqark varreve, pranë e pranë me të vdekurit e vdekur, janë gdhirë e ngrysur me dhjetera vite të vdekurit e gjallë, të internuarit. Nëpër barrakat nuk ka të internuar të mbetur si në disa vënde të tjera, barrakat janë zënë prej vendalinjve. Brenda tasit të madh me lungën në mes, Fejziu kërkën me sy barrakën e vet, vuajtjen e vet, dhimbjen e vet. Nuk e gjen dot. Edhe barrakën ja kanë vrarë. Pranë vendit ku duhej të ishte barraka, një kupolë bunkeri e përmbysur. Rretheqark parcela të pambjella. Mallkimet dhjetravjeçare të vuajtësve kanë goditur përfundimisht fushëzat. Ato fusha rrezatimi i dhimbjes i ka mpirë. Acidi i lotëve të rënkimeve i ka djegur përgjithmonë. Prandaj edhe njerëzia prej asaj llaftarie vajtimisht të bukur vazhdimisht largohen.
Më 1970 këtu Fejziut i vdiq nëna, e shoqja e të varurit të Kings Colleague-it, “anglofilit”, “tradhëtarit”, kërkuesit “sabotator” të vajgurit që nuk e gjeti kurrë as lupa e kurvit.  u sabotua qindra herë e asnjëherë su gjet. Nëna e Fejziut dha shpirt gjatë një lemerie të pakonkurrueshme nga asnjë libër, asnjë film, asnjë fiction, asnjë asnjë imagjinatë. Një ditë dimëri me shi. Pa vizitorë keqardhës ngushëllues, pa asnjë ceremoni, asnjë funeral, a të paktën ca njerëz që ta përcillnin. Kishin frikë. Fejziu thotë se vetëm 1 njeri, një kosovar i internuar kryevarur guxoi t’i Fejziut këto fjalë; “As serbi nuk ja bën shqiptarit këtë që shqiptari po ja bën shqiptarit”. Nuk u bënë dot tre për ta bartur të vdekurën. Jo në varreza. Varrezat ishin për të gjallët e vdekur, fshatarët. Nëpër shi e baltë Fejziu nënën e vdekur e hodhi mbi kurriz. E ngjiti mbi atë lungën. Me thonj e shkopinj hapi një gropë. Aty e lëshoi. Aty e mbuloi.
Në Park Milot, mbrojtur rëndshëm nga një numur bunkerësh idiotë të vrërët idhnakë trashanikë ende ekziston “Lagja e Kulakëve” pra vendi ku ishin barrakat e të internuarve. Cili oficer, cili komandant kompanie ka qëndruar mëkot me vite pranë atyre bunkerëve ?! Zhak Brel. Pse të mos e perifrazoj dhe variacionoj pak.
“Çelik ma thonë emrin, komandant graduar,
në fortesën e trishtimit përmbi rrafshinë lartuar,
prej nga do vijë armiku dhe hero do bëhem unë,
tek pres pra këtë ditë, tek s’kam pra asnjë punë,
në Kavajë zbres të piqem me një kurvë,
për Dashurinë më flet kurva, për Partinë i flas unë”.
Duke u kthyer;
Një mësues tregon ngatërrueshëm historinë e Kalasë së Bashtovës.
Një ish i përndjekut, tani keyeplak, rreshton kalvare rrënqethëse.
Tre-katër fshatarë ankohen se vijnë ua marrin kilogramin e mollëve me çmimin e dy cigareve.
Diku, një baxho bosh, as qumësht as kos, as djathë, as dhallë.
Në breg të detit, mbi rërë, delfin i ngordhur.
Në mes të një lëndine dikush ka lënë një sëpatë të mprehtë ngulur mbi një trung dhe është larguar.
Uliksi i vuajtjeve nuk e gjeti Itakën e tij as këtë herë.

 



Ju sugjerojmë

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Para
Leonora Jakupi në bashkëpunim me Gold Ag

Leonora Jakupi në bashkëpunim me Gold Ag

Itali/ Arrestohet shqiptari që donte të vriste gruan

Itali/ Arrestohet shqiptari që donte të vriste gruan

Foto/ Ja si ka qenë Jonida Maliqi në vitin 2000

Foto/ Ja si ka qenë Jonida Maliqi në vitin 2000

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com