Ministri I Financave, Ervin Mete i pranishëm në një aktivitet në kuadër të javës së parasë, njoftoi se qeveria në muajn qershor do të miratojë zbritjen e detyrimit tatimor.
Sipas Metes, janë dy kategori që do të përfitojnë nga kjo zbritje; të rinjtë dhe familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç.
Ministri bëri të ditur se grupet e punës janë duke diskutuar për masën e zbritjes për këto dy kategori, për të përllogaritur edhe paratë e munguara në buxhet.
Ervin Mete: Një i ri deri në moshën 29 vjeç që do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim.