Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulet pragu elektoral, “Ligjet” miratojnë formulën e re të propozuar nga PS

2020/10/02 at 4:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulet pragu elektoral, “Ligjet” miratojnë formulën e re të propozuar nga PS

Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar formulën e re të propozuar nga përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.


Sipas formulës së re të propozuar nga PS, vetëm kandidati që merr 10 mijë vota mund të prishë renditjen e kryetarit dhe të bëhet deputet, ndërsa pragu zgjedhor është ulur në 1%, nga 3% që ishte.

Propozimi i ri i PS synon ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht.

Ky draft u miratua me 11 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe pa dakordësinë e PD e LSI.

Drafti i Partisë Socialiste:

-PROPOZIMI I RI merr në konsideratë ULJEN nga 3% në 1%, TE PRAGUT që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Sipas formulimit të ri, fjalia e dytë e pikës 1 të nenit 162 ndryshohet si vijon: “Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi”. Ky opsion është optimal dhe mund të konsiderohet si një prag natyral pasi është i përafërt me numrin e votave që i takon një mandati deputeti në Kuvendin e Shqipërisë.

-NDRYSHIMI I DYTË i takon Nenit 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.

-NDRYSHIMI I TRETË ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-rënditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.

Konkretisht, pjesa e parë e listës që përkon me numrin e mandateve të fituara ri-rënditet sipas rezultatit të votave preferenciale, pa cënuar parimin e kuotave gjinore. Kandidati me më pak vota preferenciale spostohet në vendin e fundit, brenda pjesës së parë të listës që korespondon me mandatet fituese. Më pas, kryhet ri-rënditja e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në rënditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar. Në këtë rast zevendësimi kalon tek kandidati tjetër i renditur menjëherë më lart me numër votash deri në shterimin e listës sipas të njëjtave kritere.

NDRYSHIMI I KATËRT parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se KRYETARI I PARTISË GARUESE në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, OSE PARTISË UDHËHEQËSE TË KOALICIONIT kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, MUND TË REGJISTROHET NJËKOHËSISHT DERI NË KATËR ZONA ZGJEDHORE. Në fazën e ndarjes së mandateve, lihet në vullnetin e tij/saj që të deklarojë në cilën zonë zgjedhore do të marrë mandatin duke hequr dorë nga zonat e tjera.

Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
Kronikë

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

15 Nëntor, 2025 2:01 pm
Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
Kryesore

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

15 Nëntor, 2025 12:40 pm
Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Para
Gjykata lë në burg tre kushërinjtë që kërcënuan dy policët në Fushë-Krujë

Emri/ I dyshuar për disa vrasje me pagesë, arrestohet 41-vjeçari

U infektuan me COVID-19, Biden i uron familjes Trump shërim të shpejtë

U infektuan me COVID-19, Biden i uron familjes Trump shërim të shpejtë

Grevë urie në burgun e Peqinit, Klement Balili shtrohet në spital

Grevë urie në burgun e Peqinit, Klement Balili shtrohet në spital
















TE FUNDIT

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër

Kultivimi i bimëve narkotike në ambientet e mbyllura,pranga tre personave në Shkodër
15 Nëntor, 2025

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Neonët 3”,...

Lexo më shumë

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
15 Nëntor, 2025

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur turin e dëgjesave me qytetarët për prezantimin e projektbuxhetit 2026, kryetari...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atentatin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando...

Lexo më shumë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com