Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 301 raste të reja me koronavirus nga 1,459 teste të kryera.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës viktimat janë regjistruar në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 457 pacientë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 52,634, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1,357 dhe i të shëruarve në 43,835.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 7,442./ Opinion.al