Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,003 viktima.
Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj informon gjithashtu se janë konfirmuar 358 raste të rej nga 2,275 testime të kryera.
Ndërkohë ISHP njofton se 341 pacientë e kanë fituar betejën me Covid-19.
Rastet e reja në Maqedonin e Veriut janë në Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë – 9 secili, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krushevo – 6, Stip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli – 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo – 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip – 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod – 1 secili.